By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe organizim të skemave piramidale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe organizim të skemave piramidale
Lajme

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe organizim të skemave piramidale

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 1:45 PM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve A.E., B.E., dhe T.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.E., dhe A.E., nga koha e pa vërtetuar deri më datë 30.08.2023 rreth orës 14:00, në shtëpinë e tyre në fshatin Zhur dhe në qytetin e Prizrenit, pa autorizim kanë shpërndarë dhe ofruar për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë dhe atë të llojit “kokaina”.

“…në atë mënyrë që narkotikun e siguruar përmes rrugëve ilegale e mbajnë në shtëpinë e tyre në fshatin Zhur nga ku fillojnë shitjen në sasi të vogla personave të ndryshëm në fshatin Zhur dhe në qytetin e Prizrenit. Gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore më datë 30.08.2023, i pandehuri A.E., derisa ishte duke drejtuar veturën e markës ‘Fiat Croma’ në Prizren, arrestohet dhe nga i njëjti sekuestrohen dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 2.55 gram, përderisa në të njëjtën kohë gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale ngjyrë e zezë, dhe  45 (dyzetë e pesë) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 23.04 gram, tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 52.34 gram dhe një qese najloni në peshë prej 1.76 gram, të cilat substanca narkotike pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezultojnë të jenë të llojit kokainë, nga matjet neto me peshë të përgjithshme prej 65.76 gram”, thuhet në komunikatën për media.

Prokuroria njofton se me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, i pandehuri T.B., thuhet se me dashje ka ndihmuar të pandehurit e lartcekur në kryerjen e veprës penale, duke iu siguruar klientë të ndryshëm për blerje të narkotikut.

“Po ashtu, të pandehurit B.E., dhe A.E., nga koha e pa vërtetuar në vitin 2021 deri më datë 30.08.2023, në vazhdimësi, në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, në një lokal dhe përmes mjeteve elektronike, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë lojëra të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, në atë mënyrë që të njëjtit në bashkëkryerje, në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë përmes telefonave mobil dhe kompjuterit që gjendej në lokalin e lartcekur, instalojnë llogari të ndryshme nga web faqe të ndryshme për lojëra të fatit, nga të cilat web faqe krijojnë llogari për klientë të ndryshëm, më pas në ato llogari u dërgojnë të holla klientëve për të zhvilluar lojëra të fatit dhe më pas këta të fundit paguajnë të hollat kesh për të pandehurit”.

Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Po ashtu, prokurori ka propozuar që si mjete të kryerjes dhe dobi pasurore, të konfiskohen sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale, të cilat janë sekuestruar përkohësisht, e që janë:

Një (1) Automjet Fiat Croma, ngjyrë hiri metalike;

Një (1) automjet Citroen C-Elysee, ngjyrë e bardhë;

Tre (3) telefona: Sony Xperia, IPHONE X dhe Samsung ;

Kartëmonedha në vlerë prej 1140 Euro dhe 40 Franga Zvicerane;

Pesëdhjetë e një (51) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 79.69 gram;

Një (1) peshore digjitale ngjyrë e zezë;

Një (1) DVR. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skenë tronditëse në ‘Cirilica’: “Kam insistuar në bisedën me Lavrovin që rusët ta shohin të gjithë zonën serbe si një dhe të pandarë, përfshirë Republikën Srpska…”

Kosova Times Kosova Times October 17, 2023
Britania bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës
Rohde: Kosova është histori suksesi
Kurti në Lybeniq: Të adresohen me urgjencë rastet e kryera gjatë luftës
Te dërguarit e posaqëm të vendeve më të fuqishme më 17 dhjetor në Beograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?