By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në panairin “Swissbau 2024”: Produktet e paraqitura këtu janë një dëshmi e potencialit tonë dhe një premtim i asaj që ne aspirojmë të arrijmë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kurti në panairin “Swissbau 2024”: Produktet e paraqitura këtu janë një dëshmi e potencialit tonë dhe një premtim i asaj që ne aspirojmë të arrijmë
Lajme

Kurti në panairin “Swissbau 2024”: Produktet e paraqitura këtu janë një dëshmi e potencialit tonë dhe një premtim i asaj që ne aspirojmë të arrijmë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 5:49 PM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE

Në ditën e dytë të qëndrimit në Zvicër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari morën pjesë në hapjen e panairin “Swissbau 2024”, ku po përfaqësohen edhe kompani vendore nga industria e drurit dhe produkteve tjera të ndërtimit.

“Jemi mbledhur këtu në Swissbau, jo vetëm si pjesëmarrës dhe ekspozues, por si vizionarë dhe ambasadorë të një vendi që përmban potencial të jashtëzakonshëm”, tha kryeministri Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë panair, në të cilin u ekspozuan kompani të ndryshme nga Kosova.

Ai tha se produktet e paraqitura këtu janë një dëshmi e potencialit tonë dhe një premtim i asaj që ne aspirojmë të arrijmë.

Duke kujtuar që Kosova nuk është një vend i thjeshtë, Kryeministri theksoi se ndodhen aty për të shfaqur cilësinë, zotësinë dhe aftësitë e popullit të Kosovës, dhe për të treguar se Kosova paraqet një vend konkurrues evropian e global.

“Sot, dua të veçoj një simbol të veçantë të inovacionit tonë: shtëpinë e parafabrikuar, të projektuar, planifikuar dhe prodhuar në Kosovë. Kjo shtëpi, e mbushur me mobiliet tona, ekspozohet për herë të parë në një panair, duke përfaqësuar aftësitë tona në arkitekturë dhe dizajn. Ai qëndron si një fener i asaj që ne mund t’i ofrojmë botës – jo vetëm për sa i përket produkteve, por për sa i përket zgjidhjeve të plota të jetesës”, nënvizoi kryeministri Kurti.

Vlen të theksohet se Kosova, e udhëheq Ballkanin ekonomikisht, me një rritje të dukshme të eksporteve dhe investimeve të huaja, duke reflektuar stabilitetin politik dhe besimin në rritje të tregut. Krahasuar me gjashtë vitet e mëparshme (2015-2020), ku vlera totale e eksportit ishte rreth 2.2 miliardë euro, kjo është një rritje e ndjeshme. Vetëm në tre vitet e fundit, vlera e eksportit të Kosovës ka arritur rreth 2.5 miliardë euro.

Duke folur për rritjen e vlerës së eksporteve dhe rëndësinë e orientimit të ekonomisë së vendit kah eksporti, ai tha se Industria e mobilieve përfaqëson një gurthemel të strukturës sonë ekonomike.

 

“Sektori i drurit në Kosovë është tashmë një ekosistem i gjallë me mbi një mijë kompanive, me prodhimin e mobilieve që punëson një numër të konsiderueshëm të fuqisë punëtore të kualifikuar”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u bëri thirrje pjesëmarrësve që të investojnë në Kosovë sepse kështu bëhet realitet vizioni për një Kosovë të njohur globalisht, duke ndikuar në besueshmërinë, cilësinë, rritjen dhe bashkimin drejt rrugës për përparim dhe prosperitet.

“Investoni në Kosovë dhe investoni në një partneritet i cili e vlerëson rritjen, cilësinë dhe besueshmërinë. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim përparimi dhe prosperiteti si një vend në të cilin nuk keni nevojë të trokisni në dyer për të hyrë brenda. Le ta bëjmë realitet së bashku vizionin e një Kosove të njohur globalisht, të mirënjohur ndërkombëtarisht”, ishin fjalët e Kryeministrit në fund të fjalës së tij.

Përmes mbështetjes financiare nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë me partnerë, në Panairin “Swissbau 2024” kompanive vendore u është siguruar hapësira ekspozuese prej 300m2. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasiniq takon Terres, i kërkon që BE të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë

Kosova Times Kosova Times December 9, 2024
Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane
Tërmet i frikshëm në Meksikë
Olena Zelenska takon Melania Trump, e falënderon për letrën drejtuar Putinit
Sveçla: Zyrtarët policorë dhe rekrutët do të trajtohen me prioritet në spitale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?