By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje
December 28, 2025
Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
December 28, 2025
Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
December 28, 2025
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
December 28, 2025
Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vdes shkrimtari Adem Gashi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Vdes shkrimtari Adem Gashi
Lajme

Vdes shkrimtari Adem Gashi

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 1:09 PM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE

Sot ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur Adem Gashi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij përmes një njoftimi në ‘Facebook’.

Varrimi i Ademit bëhet sot (e martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc të Drenasit.

Adem Gashi u lind më 18.10.1953 në Nekoc të Gllogocit. Shkollimin fillor e kreu në Nekoc dhe Komoran, derisa shkollën normale në Prishtinë. Studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i kreu në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet pasuniversitare, por është detyruar t’i ndërpresë për shkak të burgosjes, më 1982.

Më 1973 u punësua si arsimtar në shkollën e fshatit, në Nekoc. Më 1977 u punësua në Radiotelevizionin e Prishtinës. Më 1996, bashkë me Enver Malokun, punoi në redaksinë e revistës ORA, ku publikoi një seri të eseistikës politike dhe të vështrimeve letrare.

Po më 1996 emërohet drejtor i Televizionit të Kosovës në Tiranë, për Programin satelitor, deri më 1999, kur pas  çlirimit emërohet drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës. Në të njëjtin vit u zgjidh nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, e më pas në vitin 2001 zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, të cilin funksion e mbajti deri më 2005.

Ka qenë edhe këshilltar i lartë politik në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe drejtor i Zyrës për Komunikim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Publikim të parë e ka poezinë “Pranvera”, botuar në “Pionieri” (1966), derisa botime tjera me poezi janë edhe: Pa ombrellë, 1982; Dduke punuar autoportretin, 1985; Realiteti objektiv, 1990; Ëndrra të liga, 1995; Dorëshkrimi i djegur, 2000; Lulet e vetmuara, 2001/2002; Lady Mak(th)beth, 2006; Kthimi i pamundur, Lady, 2013; Labirintet e Makthit, 2015; S’i duhet kujt gjaku im, 2016; Shi dhe zog i vetmuar, 2016, Ditët pa gjë, 2017; Vizatimi i vetmisë në letrën e bardhë, 2017.

Po ashtu ka pasur tri botime me tregime: Vdekja e mixhës, 1987, Pëllumbi i Paqes, 1989 dhe Udhëtimi i fundit, 2002, pastaj romanet A…Zh – Vetëtimat e nëntorit, 2005, Dita tjetër e jetës, 2014, si dhe librat eseistikë, vështrime e studime: Nostalgjia e letrës, 2003 dhe Portali i fshehtë i jetës, 2007.

.

You Might Also Like

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

Murali i Callas dhe portreti alegorik i qytetit

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sekuestrohen 66 kg marijuanë në kufi me Malin e Zi, trafikantët arratisen në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
2460 gjoba në trafik në 24 orët e fundit
Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë
Gruaja në Ferizaj ngelet shtatzënë pas dhunimit nga disa persona
Kurti fton investitorët zviceranë që të eksplorojnë mundësitë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?