By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin
October 11, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 11, 2025
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
October 11, 2025
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hyseni: Heroi Kadri Zeka ishte model se si duhet atdheu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hyseni: Heroi Kadri Zeka ishte model se si duhet atdheu
Lajme

Hyseni: Heroi Kadri Zeka ishte model se si duhet atdheu

Kosova Times
Last updated: 2024/01/17 at 4:35 PM
Kosova Times Published January 17, 2024
Share
SHARE

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”, në qendër të Gjilanit është zbuluar shtatorja e heroit të kombit Kadri Zeka.

E derdhur në bronz, shtatorja e heroit Kadri Zeka ka bashkuar sot përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të ndryshme shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës, drejtues komunash, ministra e deputetë, familjarë të heronjve e dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, bashkëveprimtarë e pasues të heroit Kadri Zeka e të tjerë, duke e bërë Gjilanin të shndërrohet në kryeqendër të shqiptarëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se heroi asnjëherë nuk është tepër, heroi është gjithmonë në kohë e përgjithmonë mes nesh, heroi është gjithmonë vlerë e shtuar e përgjithmonë pasuri.

“Jemi mbledhur sot, ne inaugurimin e shtatores së Heroit Kadri Zeka. Shëmbëlltyra e tij, përmes kësaj shtatore, po behet për jetë e mot pjesë e siluetës së qytetit tonë”, ka thënë Hyseni.

Për kryetarin Hyseni, heroi Kadri Zeka, me shokë, janë shembull dhe model.

“Ai është model se si duhet atdheu. Ai është shembull se sa duhet atdheu. Ai është model se si duhet punuar. Ai është shembull se sa duhet sakrifikuar. Ai është model i liderit që na duhet sot. Ai është shembull se sa me lehtë e kemi ne sot”, ka thënë Hyseni.

I pari i Gjilanit shtoi tutje se muaji janar për vendin e popullin tonë, do të kthehej në muaj të zjarrtë. Pavarësisht që në dimër e me acar, përpjekjet e Kadriut e shokëve të tij, vazhdonin. Janari ishte i kapur nga flakët. Ky muaj dhe manifestimi i filluar 33 vite më parë, e këtë vit pra, në edicionin e 33-të, po vazhdon të jetë pjesë e historisë sonë. E gjithë lavdia e historisë duket aq afër, sa e ndjejmë.

Hyseni ka kërkuar që të jemi bashkë e pranë njëri-tjetrit, t’i kujtojmë përherë heronjtë e dëshmorët, të jenë ata shëmbëlltyrë, derisa u zotua se si kryetar komune do të punojë maksimalisht me nder e përpikëri, në të mirë të vendit, qytetit e qytetarëve.

“Në Kodrën e Dëshmorëve, ku prehet përjetësisht Kadriu dhe dëshmorët tjerë të lirisë, jemi përkujdesur, që brenda këtij viti të përfundojmë këtë projekt të nisur shumë vite më parë”, ka thënë Hyseni.

Ndërsa, bashkëveprimtari i Kadri Zekës, Hydajet Hyseni tha se sot në Gjilan, qytetin e tij, ka ardhur, na ka ftuar e na ka bashkuar heroi Kadri Zeka, siç ka bashkuar gjithmonë në çdo periudhë, pasi kredo e tij ishte bashkimi.

Hydajet Hyseni ka rikujtuar moton “Në bashkim dhe vetëm në bashkim qëndron shpëtim i shqiptarëve”, për të cilën është shquar heroi Kadri Zeka, sipas të cilit vetëm me bashkim mundësohet edhe e pamundshmja, dhe se, edhe sot Kadriu rrezaton për bashkim, fuqizim dhe përparim.

Bashkudhëtarja dhe bashkëveprimtarja e Kadriut, Saime Isufi tha se Kadriu me vëllezërit Gërvalla ranë në natën e bashkimit, ata u bashkuan, për ta bashkuar popullin. Pas rënies së tyre, pra ranë tre, u bashkuan me mijëra dhe lëvizja e asaj kohe; dhe vazhdimësia e punës së tyre qoi deri te lufta çlirimtare e Kosovës.

Nga Maqedonia Veriore, të pranishëm në këtë ngjarje të madhe për Gjilanin ishin edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e lideri i shqiptarëve, Ali Ahmeti. E ky i fundit, në fjalën e tij e vlerësoi kreun e Komunës së Gjilanit për iniciativën që dëshmorët e kombit të shkrirë në bronz të vendosen në qytetin e Gjilanit, përfshirë tani edhe shtatoren e Kadri Zekës.

Ahmeti vlerësoi dëshmorët e kësaj ane yje në qiell që kanë shndritur e po shndrisin edhe tani të shkrirë në bronz.

“I dashur kryetar i Gjilanit, Ju po bëni një akt jo vetëm patriotik, por edhe fisnik, pasi ata yjet që UDB-ja i kishte shënuar me të zeza, ju ato yje që shndrisin në qiellin e kaltër i keni vendos në sheshin e Gjilanit. Ky shesh është tepër i vogël për këta yje që edhe sot i kemi shëmbëlltyrë. Bashkimi politik i shqiptarëve, thirrja e Kadri Zekës, drejtuesit, ideologut të organit “Liria”, ishte për ne frymëzim e betim për liri, drejtësi e demokraci”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti.

Për figurën madhështore të Kadri Zekës foli edhe Ismet Sylejmani, i gjeneratës që vazhdoi tutje rrugën e idealit të Kadri Zekës, i cili tha se qyteti i Gjilanit me vendosjen edhe të shtatit të derdhur në bronz të heroit të kombit, Kadri Zeka, përfundimisht po bëhet edhe më i shenjtë edhe më i shtrenjtë për kombin.

Deputeti nga Lugina, Shaip Kamberi ka thënë se heroi Kadri Zeka para se të shkrihet në bronz, ishte shkrirë në përjetësi.

“E për t’u shkrirë në përjetësi, për idealin e tij për lirinë duhet flijuar jetën. Prandaj edhe Kadri Zeka dhe heronjtë kanë zgjedhur që për lirinë e këtij vendi, të japin jetën”, ka thënë Kamberi, derisa në emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar Zenun Pajaziti, i cili vlerësoi dhe çmoi faktin që tani shtatorja e heroit Kadri Zeka zuri vend në sheshin e Gjilanit.

Pas kësaj, personalitete, pjesëmarrës në këtë ngjarje, prirë nga kreu i komunës, bënë shpalosjen e shtatores.

Kujtojmë se shtatorja e Heroit të Kombit Kadri Zeka, u punua nga skulptori gjilanas, Sabri Shaqiri.

Përndryshe, gjatë ditës, në kuadër të aktiviteteve të parapara të “Flakës së Janarit 2024”, në Teatrin e Qytetit do të mbahet edhe Akademia kushtuar Kadri Zekës (ora 17:00), ndërsa më pas edhe Ekspozita “Peneli i Flakës”, Galeria e Arteve (ora 19:00). /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Kosova Times January 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 14 maj 2024!

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
Tramp merr meritat për triumfin e Norris në Miami
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Policia ndalon një rast kontrabande me mallra në Zveçan
Policia del me njoftim zyrtar për sulmin seksual ndaj Nikçit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?