By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës
January 11, 2026
Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë
January 11, 2026
Një majë që arrihet me më shumë se 8,000 shkalle
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja rikthen rebelët e Huthit në listën e grupeve terroriste
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja rikthen rebelët e Huthit në listën e grupeve terroriste
Rajon / Botë

ShBA-ja rikthen rebelët e Huthit në listën e grupeve terroriste

Kosova Times
Last updated: 2024/01/17 at 6:01 PM
Kosova Times Published January 17, 2024
Share
SHARE

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka rikthyer të mërkurën grupin e rebelëve Huthi, me bazë në Jemen, në listën e grupeve terroriste, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Vendimi është marrë teksa Uashingtoni tenton të parandalojë sulmet e grupit në anijet ndërkombëtare.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se rikthimi në listën e grupeve terroriste, e godet grupin e lidhur me Iranin, me sanksione të ashpra, dhe synon të ndërpresë të gjitha fondet dhe armët që mund t’i shfrytëzojnë rebelët e Huthit për të sulmuar anijet në Detin e Kuq.

Sulmet e rebelëve të Huthit e kanë dëmtuar tregtinë globale, kanë rritur shqetësimet për inflacion dhe kanë thelluar frikën për përhapje të luftës Izrael-Hamas, që mund të destabilizojë edhe më shumë Lindjen e Mesme.

“Këto sulme e përmbushin definicionin e terrorizmit”, ka thënë njëri prej tre zyrtarëve amerikanë që kanë bërë të ditur lajmin.

Ky vendim është marrë pasi aeroplanët luftarakë amerikanë dhe britanikë, anijet dhe nëndetëset e këtyre vendeve, kanë nisur dhjetëra sulme ajrore kundër rebelëve të Huthit, të cilët kontrollojnë disa pjesë të mira të Jemenit.

Ushtria amerikane ka kryer të martën sulme shtesë kundër disa anijeve të rebelëve të Huthit, me të cilat ata kanë lëshuar raketa balistike.

Lëvizja e rebelëve, Huthi, ka deklaruar se sulmet janë shenjë solidarizimi me palestinezët që po përballen me sulmet e Izraelit në Gazë.

Sulmet janë pjesë e një përgjigjeje më të gjerë për konfliktin në Gazë nga i ashtuquajturi Boshti i Rezistencës, i cili përfshin rebelët e Huthit; Hamasin; grupin me bazë në Liban, Hezbollahun; dhe milicitë shiite të Irakut, të gjitha të lidhura me Iranin.

Hamasi, grup që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit, pas sulmit të grupit në tokën e tij, më 7 tetor 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.

Si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gazë besohet se kanë vdekur të paktën 22.000 palestinezë dhe një pjesë e mirë e Gazës është kthyer në gërmadhë.

You Might Also Like

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

Kosova Times January 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të gjitha të dhënat të çojnë te një njeri: një serb nga burgu kontrollon kokainën që mbërrin në Evropë nga Amerika e Jugut, qëndroi në Beograd në 2015 dhe u përlesh me grupin e Belivuk

Kosova Times Kosova Times September 24, 2023
Rrëmbeu një aeroplan, u hodh prej tij me 200 mijë dollarë dhe u zhduk
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kush janë dy kandidatët për president të Çekisë?
Arrest shtëpiak për drejtorin e IT-së në Policinë e Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?