By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve
Lajme

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Kosova Times
Last updated: 2024/01/18 at 1:38 PM
Kosova Times Published January 18, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve V.B., A.F., A.K., dhe E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të pandehurit V.B., A.F., A.K., dhe E.K., me datë 21.11.2023 rreth orës 13:30min në fshatin Duhël – Komuna e Suharekës, pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, në atë mënyrë që gjatë kontrollit rutinor të policisë në kuadër të planit operativ ”Siguria në shkolla 2023/2024”, e me rastin e kontrollit të automjetit Golf V, të cilin e drejtonte i pandehuri V.B, dhe pasagjerë ishin të pandehurit A.F., dhe A.K., të shoqëruar me qytetarin B.Sh., te i pandehuri A.F., janë gjetur pesë qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme 7.29 gramë dhe te i pandehuri A.K., një qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme prej 3.69 gramë, substanca këto të shpallura me ligj si narkotikë, e të cilët nga automjeti në fjalë i kanë ofruar për shitje këto substanca narkotike pa pasur autorizim nga organi kompetent.

Po ashtu, me datë 22.11.2023 rreth orës 14:20 min. në Suharekë, në një parking në afërsi të Gjimnazit të Suharekës (brenda perimetrit prej 350 metrash), pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, në atë mënyrë që gjatë kontrollit rutinor të policisë në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla 2023/2024”, e me rastin e kontrollit të automjetit Golf V, të cilin e drejtonte i pandehuri V.B., dhe pasagjerë ishin A.F., A.K., dhe E.K., te i pandehuri E.K. është gjetur një qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuana” me peshë të përgjithshme 1.74 gramë, te i pandehuri A.F., është gjetur një letër e bardhë brenda saj substancë narkotike e llojit “marihuana” me peshë prej 1.21 gramë dhe një grinder për grirjen e marihuanës, në brendësi të automjetit pas ulëses të pasagjerit në një hapësirë në pjesën e pasme janë gjetur 70 qese të vogla të zbrazëta të vendosura në një qese e të cilat shërbejnë për paketimin e substancës narkotike, ndërsa me datën e njëjtë rreth orës 18:00 min. në fshatin Studenqan, gjatë kontrollit të shtëpisë së të pandehurit V.B., janë gjetur dhe janë sekuestruar:

Një (1) qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 31.32 gramë;

Një (1) qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 82.56 gramë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

Kosova Times January 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Detaje nga megaopracioni, mes të arrestuarve edhe Astmer Bilali, pjesë grupit kriminal “Bajri”

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Zëri i Amerikës, do të vazhdojë transmetimet
Rusia shtypi gjysmë trilion rubla për rajonet e aneksuara të Ukrainës
Përfaqësuesja e Kosovës për U13 udhëton sot për në kampionatin Evropian U13Mix
KDI: Arrestimet e sotme të personave të dyshuar janë tregues i pranisë së korrupsionit të nivelit të lartë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?