By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pjesëtarët e FSK-së nisen për në Britani për përgatitjen e ushtarëve të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pjesëtarët e FSK-së nisen për në Britani për përgatitjen e ushtarëve të Ukrainës
Lajme

Pjesëtarët e FSK-së nisen për në Britani për përgatitjen e ushtarëve të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/18 at 8:55 PM
Kosova Times Published January 18, 2024
Share
SHARE

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u mbajt ceremonia e nisjes së Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacionin INTERFLEX, që realizohet në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i MM-së, Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Paul O’Connor, drejtori i NALT, gjeneral brigade, Ralf Hammerstein, zv.Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, si dhe zyrtarë të lartë dhe oficerë të MM-së dhe FSK-së, si dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me këtë rast tha se sot po shënohet një sukses i radhës i FSK-së dhe një arritje tjetër e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Republikës së Kosovës, duke theksuar se pjesëmarrja e ekipeve të FSK-së, në kuadër të Operacionit INTERFLEX, për trajnimin dhe përgatitjen e ushtarakëve ukrainas, tregon për besimin që Mbretëria e Bashkuar si drejtuese e këtij aktiviteti shumëkombësh, ka në përkushtimin, integritetin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar ishte në krah të popullit dhe Republikës tonë në të gjitha etapat shtet ndërtimit dhe vazhdon të mbetet partneri ynë i pazëvendësueshëm, me të cilën kemi ndërtuar raporte përtej miqësore, raporte këto që kanë bazë vlerat e përbashkëta dhe besimin e ndërsjellë”, u shpreh ministri Maqedonci duke shtuar se Republika e Kosovës është plotësisht e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe e përkushtuar që të japë kontributin e saj për paqe dhe stabilitet jo vetëm në regjion por edhe më gjerë.

Në fund, ministri Maqedonci, i uroi kontingjentit të FSK-së punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre fisnike dhe përmbyllje të suksesshme të misionit.

Ndërsa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh i lumtur që përmes bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Britanike është arritur që të dërgohet ky kontingjent i ushtarakëve të FSK-së, si instruktorë në operacionin INTERFLEX.

“Si popull kemi kaluar shumë sfida dhe jemi ballafaquar vazhdimisht me agresorë, ne e kuptojmë më së miri rëndësinë e këtij misioni. Andaj, e kemi obligim të ndihmojmë popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre për liri, ashtu siç na kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar pranë nesh aleatët tanë, në kohët më të vështira”, u shpreh Gjeneral Jashari, duke shtuar se ky mision i rëndësishëm dhe misione të ngjashme ku po angazhohet FSK, po tregojnë qartë që Kosova dita-ditës po shndërrohet nga konsumues i sigurisë në kontribuues të paqes në botë dhe i vlerave të mirëfillta demokratike.

Të pranishmëve në ceremoni iu drejtua edhe zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Paul O’Connor, i cili u shpreh i kënaqur që Kosova ka përkrahur dhe ka demonstruar solidaritet të plotë me Ukrainën dhe popullin ukrainas, që nga fillimi i luftës. Gjithashtu, ai u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e FSK-së në këtë operacion vital në ndihmë të Ukrainës, dhe falënderoi ministrin Maqedonci, Gjeneral Jasharin, pjesëtarët e kontingjentit pjesëmarrës në këtë Operacion dhe të gjithë të përfshirët nga të dyja vendet, të cilët kanë mundësuar zhvillimin e këtij partneriteti.

Operacioni INTERFEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar  dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së Ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni.

Ky angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në linjë me qëndrimin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të popullit dhe luftës së drejtë të Ukrainës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Kosova Times January 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq pret Dodikun, diskutojnë për çështje globale dhe rajonale

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Haradinaj: Kurti bëri hapin e duhur, BE-ja t’i heqë sanksionet
Komandanti i “Akhmat”: pesë luftëtarë çeçenë u kapën në rajonin e Kurskut
Kryeministri Kurti vizitoi QKUK-në
Rusia dhe Ukraina dështojnë të merren vesh për eksportin e drithërave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?