By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj: Trajtim dhe përfundim i padinjitetshëm i kryetarëve të komunave në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj: Trajtim dhe përfundim i padinjitetshëm i kryetarëve të komunave në veri të Kosovës
Lajme

KMDLNj: Trajtim dhe përfundim i padinjitetshëm i kryetarëve të komunave në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/19 at 4:32 PM
Kosova Times Published January 19, 2024
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut duke komentuar proceset që kanë ndodhur në veri të vendit lidhur me zgjedhjet e mbajtura dhe peticionin e nisur për shkarkimin e kryetarëve aktual, ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të nxjerrin mësimin e nevojshëm nga aventura politike me katër kryetarë në Veri, të cilët vet i futi në flakë dhe vet po i djegë duke mos e respektuar as minimumin e dinjitetit.

KMDLNj në një reagim, thekson se demokracia ka rregulla të qarta dhe të drejtat e njeriut nuk janë ato çka parashihen në dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare por sa ato zbatohen në praktikë.

“Çfarëdo diskriminimi qoftë edhe ai pozitiv është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Për situatën në Veri të Kosovës përgjegjësi e madhe shkon në adresë të ndërkombëtarëve që po mbajnë qëndrim oportunist ndaj Serbisë”, thuhet në reagim.

Reagim i KMDLNj – së:

Pas dorëheqjes së kryetarëve serbë në komunat Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok u organizuan zgjedhjet lokale për këto komuna që prodhuan një rezultat të mbështetur në Ligjin për zgjedhje por jo edhe mbështetur në realitetin ekzistues. Pasi serbët refuzuan të marrin pjesë në zgjedhje, me një përqindje qesharake u zgjodhën kryetarët që nuk përfaqësonin as 1 përqind të votuesve. Për Mitrovicën e Veriut u zgjodhë Erden Atiq, për Leposaviqin, Lulzim Hetemi që të dy nga VV kurse në Zveçan u zgjodhë Ilir Peci i PDK sikur që në Zubon Potok u zgjodhë Izmir Zeqiri, gjithashtu i PDK-së. Që nga zgjedhja e tyre filluan të kêrkohen mënyrat se si të largohen për faktin se qytetarët nuk i pranonin si kryetarë të tyre e as ndërkombëtarët. Në mungesë të stafit i mbushën komunat me familjarë dhe militantë partiakë. Kryetarët e VV trajtoheshin mirë nga qeveria përmes vizitave të shpeshta të ministrave dhe aktivistëve partiakë ndërsa Lulzim Beqirin e shndërruan në figurë tragjiko – komike duke ia futur në kokë bindjen se ai është qendra e botës. Midis dy mundësive: 1. i dhënies së dorëheqjes dhe 2. shkarkimi përmes peticionit të 20 përqind të votuesve, qeveria e Kosovës përmes një ministri jokompetent, atij të pushtetit lokal u përcaktua për nënshkrimin e peticionit ne ndërkohë që kryetarët nga radhët e PDK- së ishin për dorëheqje, pas një marrëveshjeje politike. Nënshkrimi i peticionit ka filluar dhe po udhëhiqet nga Lista Serbe, me një kryetar tjetër por se përmbajtësisht nuk ka prodhuar asnjë ndryshim. Nga aspekti ligjor, nga aspekti i të drejtave të njeriut nuk është normale e as e pranueshme që 2-3 përqind të votuesve të imponojnë vullnetin dhe përfaqësimin 97 përqind të popullatës aq më parë që të njëjtat forca politike do të kthehen në pushtet në këto komuna pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen. KMDLNJ- ë e sheh si humbje kohe qeverisjen në këto komuna në kundërshtim me vullnetin e shumicës absolute dhe e quan të dyshimtë shtrirjen e sovranitetit ekskluzivisht me forca policore në kohën kur atje nuk ka prokurorë, gjykatës, policë dhe as administratë që përfaqëson shumicën. Atje duhet të gjindet një zgjidhje politike e pranueshme nga të gjithë qytetarët, pa dallim në baza nacionale dhe të tjera. Qetësia aktuale në veri të Kosovës është mashtruese dhe po menaxhohet nga Beogradi. Vendosja e sanksioneve për Kosovën kryesisht ndërlidhet me Veriun dhe për fat të keq për faktin se Kosova po konsiderohet si faktor destabilizues. Institucionet e Kosovës duhet t’i trajtojnë qytetarët në veri të Kosovës njëjtë, pa i diskriminuar në baza etnike sikur që është pagesa e rrymës dhe shërbimeve tjera. Institucionet e Kosovës duhet të nxjerrin mësimin e nevojshëm nga aventura politike me 4 kryetarë në Veri të cilët vet i futi në flakë dhe vet po i djegë dike mos e respektuar as minimumin e dinjitetit. Demokracia ka rregulla të qarta dhe të drejtat e njeriut nuk janë ato çka parashihen në dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare por sa ato zbatohen në praktikë. Çfarëdo diskriminimi qoftë edhe ai pozitiv është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Për situatën në Veri të Kosovës përgjegjësi e madhe shkon në adresë të ndërkombëtarëve që po mbajnë qëndrim oportunist ndaj Serbisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

Kosova Times January 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fotoja e parë e Princeshës së Uellsit: Kate Middleton pas operacionit të janarit (FOTO)

Kosova Times Kosova Times March 10, 2024
Këshillit të BE-së i kërkohet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës
Thaçi: Dhomat e Specializuara t`i respektojnë ligjet e Kosovës
Duma miratoi njëzëri pezullimin e traktatit me ShBA për kufizimin e armëve bërthamore
Rashani i bashkohet ekipit spanjoll Elche
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?