By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut teston një dron bërthamor nënujor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut teston një dron bërthamor nënujor
Rajon / Botë

Koreja e Veriut teston një dron bërthamor nënujor

Kosova Times
Last updated: 2024/01/19 at 4:38 PM
Kosova Times Published January 19, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka testuar sistemin e tij të armëve nënujore bërthamore, në shenjë proteste ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që këtë javë kanë mbajtur Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia, raportoi media shtetërore KCNA.

Testimi i sistemit “Haeil-5-23”, emrin që Koreja e Veriut ua ka vendosur dronëve sulmues nënujorë me kapacitete bërthamore, u krye nga një grup ekspertësh i Ministrisë së Mbrojtjes. Testimi u krye në ujërat afër bregdetit lindor verikorean, tha KCNA-ja, pa dhënë detaje se kur ndodhi kjo ngjarje.

Një zëdhënës i paidentifikuar i Ministrisë së Mbrojtjes akuzoi ShBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë se po bëhen “të papërmbajtshme” me stërvitjet ushtarake, duke paralajmëruar për “pasoja katastrofike”.

Marinat e tri shteteve kanë mbajtur stërvitje të rregullta treditore, që përfunduan të mërkurën. Në stërvitje mori pjesë edhe aeroplanmbajtësja amerikane, Carl Vinson. Stërvitjet u mbajtën si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar përgjigjen e këtyre shteteve ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

Testimi i armëve nënujore të Koresë së Veriut nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut më 19 janar lëshoi një paralajmërim kundër testimeve të fundit të kryera nga Veriu, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

“Ushtria jonë është e përgatitur plotësisht për provokimet e Koresë së Veriut nën një qëndrim të përbashkët të mbrojtjes me ShBA-në”, tha ministria përmes një deklarate, duke u zotuar për përgjigje “dërrmuese” nëse Koreja e Veriut bën një provokim të drejtpërdrejtë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoko Kamikawa, gjatë një konference për media u pyet për testimin e fundit të Veriut, por ai nuk pranoi të komentonte. Megjithatë, ai u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për të frenuar zhvillimin e armëve të Penianit.

I cilësuar si “Haeil”, që do të thotë cunami, sistemi i ri i dronëve fillimisht ishte raportuar se është testuar në mars të vitit 2023, dhe media shtetërore ka raportuar se ky sistem mund të kryejë sulme tinëzare në ujërat e armiqve dhe të shkatërrojë sulmet detare dhe operacionet e mëdha të nisura nga portet, duke krijuar një valë të madhe radioaktive përmes shpërthimeve nënujore.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times January 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan pritet të takohet me Putinin në Astana

Kosova Times Kosova Times October 11, 2022
Rusët sulmojnë Kherson me dron
Një 63-vjeçar gjendet pa shenja jete në një vilë në Jezerc
Kurti bisedon me Peach, për takimin e 14 shtatorit
Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?