By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjes Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Adem Gashi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjes Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Adem Gashi
Lajme

Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjes Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Adem Gashi

Kosova Times
Last updated: 2024/01/19 at 4:54 PM
Kosova Times Published January 19, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë paradites qëndroi për vizitë te familja e poetit të njohur, Adem Gashi, i cili u nda nga jeta të martën e 16 janarit.

Me këtë rast, kryeministri Kurti u shpreh se Adem Gashi, ishte “mik i popullit shqiptar, i vuajtjeve të shoqërisë tonë, i Kosovës së tij e tonë të dashur, dhe rrjedhimisht i secilit prej neve”.

“Vepra e tij, për ne dhe kujtimet tona për të janë gjurmë të thella që bëjnë dritë. Mendja e mprehtë, puna e zellshme, atdhedashuria e paepur dhe miqësia e përhershme e shkrimtarit Adem Gashi, janë kontribut fort i çmueshëm për kombin dhe shoqërinë tonë”, ka shkruar kështu Kryeministri në librin e zisë, gjatë vizitës së tij tek familja Gashi.

Tutje kryeministri shtoi se të ndjerin do ta kujtojmë me respekt për punën, përkushtimin dhe  gjurmët e thella që ka lënë te populli ynë, duke theksuar se veprat e tij janë ato që do të bëjnë përherë dritë për kontributin e dhënë për Kosovën e tij të dashur.

“Jemi borxhli, përgjegjës, që kontributin e tij ta vazhdojmë me sjelljen dhe veprimet tona të përgjegjshme në kuadër të idealeve të përbashkëta” tha në fund kryeministri Kurti.

Në këtë vizitë për ngushëllime, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe deputetët e Kuvendit, Avni Dehari, Enver Dugolli, Shqipe Selimi, Gani Krasniqi dhe Hydajet Hyseni.


Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti gjatë vizitës në familjen Gashi:

Erdhëm për ngushëllime këtu, sepse Adem Gashi ka qenë mik i popullit shqiptar, i vuajtjeve të shoqërisë tonë, i Kosovës së tij e tonë të dashur, dhe rrjedhimisht i secilit prej neve.

Andaj, edhe me mall e me pikëllim erdhëm për ngushëllime duke theksuar që veprat e tij për ne dhe kujtimet tona për të janë gjurmë të thella, që do të bëjnë përherë dritë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, dhe jemi borxhli, përgjegjës, që kontributin e tij ta vazhdojmë me sjelljen dhe veprimet tona të përgjegjshme në kuadër të idealeve të përbashkëta. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

Kosova Times January 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Kërkohet përmbushja e obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit

Kosova Times Kosova Times April 22, 2025
Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë
Irani përzgjedh gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale
Prigozhin është vënë re në Shën Petersburg, ku po mbahet samiti Rusi-Afrikë
Një nxënës në Matiqan goditet në zebra nga vetura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?