By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sërish sulmon Huthët në Jemen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja sërish sulmon Huthët në Jemen
Rajon / Botë

ShBA-ja sërish sulmon Huthët në Jemen

Kosova Times
Last updated: 2024/01/19 at 9:58 AM
Kosova Times Published January 19, 2024
Share
SHARE

Forcat amerikane kanë kryer sulmet e pesta ajrore në Jemen kundër lëvizjes rebele Huthi, që mbështetet nga Irani.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e pranoi se bombardimet amerikane dhe britanike ende nuk kanë ndaluar sulmet e rebelëve jemenas ndaj anijeve në Detin e Kuq që kanë penguar transportin botëror.

Sulmet e fundit të kryera më 18 janar shkatërruan dy raketa kundër anijeve të Huthëve që “synonin jugun e Detit të Kuq dhe ishin bërë gati të hidheshin”, tha Komanda Qendrore amerikane përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Pentagoni tha se sulmet u kryen nga një avion i Marinës amerikane i llojit, F/A-18.

Biden tha se ShBA-ja do të vazhdojë sulmet, edhe pse ato deri më tani nuk i kanë ndaluar Huthët që të vazhdojnë të pengojnë anijet tregtare dhe ushtarake.

“Kur thoni nëse ato [sulmet] po funksionojnë, a po i ndalojnë Huthët, jo. Por, sulmet do të vazhdojnë”, tha Biden për gazetarët gjatë nisjes nga Shtëpia e Bardhë për në Karolinën e Veriut.

Disa orë pas kësaj deklarate të Bidenit, gjenerali i Huthëve, Yahya Saree, tha përmes një deklarate se lëvizja rebele ka kryer një sulm tjetër me raketa kundër një anijes Chem Ranger, që është në pronësi të ShBA-së. Sipas Saree, sulmi ndodhi në Gjirin e Adenit, në ujërat në jug të Jemenit.

Komanda Qendrore amerikane tha se sulmi nuk pati ndikim tek anija.

“Ekuipazhi pa që raketat ranë në ujërat afër anijes”, tha Komanda amerikane, duke shtuar se nuk është raportuar për të lënduar apo dëme dhe se anija vazhdoi lundrimin e saj.

Sulmet e Huthëve në Detin e Kuq kanë detyruar ShBA-në dhe partnerët e saj ndërkombëtarë të ndërmarrin hapa për të mbrojtur anijet përmes një operacioni të përbashkët, duke penguar raketat apo dronët që i shënjestrojnë anijet.

ShBA-ja dhe Britania po ashtu kanë kryer sulme ndaj vendeve ku rebelët kanë raketat, radarët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore, me qëllim që të shkatërrojnë aftësinë e tyre për të sulmuar.

Për muaj të tërë, Huthët kanë thënë se po sulmojnë anije në Detin e Kuq që janë të lidhura me Izraelin apo që lundrojnë drejt porteve izraelite. Ata kanë thënë se sulmet kanë për synim që të ndalin ofensivën e Izraelit në Gazë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit. Por, sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq janë rritur dhe kanë rritur frikën për zgjerimin e konfliktit në rajon.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times January 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Inaugurohet Parkut Industrial në Viti, Kurti premton mbështetje për bizense

Kosova Times Kosova Times December 19, 2023
Në fuqi udhëzimi administrativ, vërejtjet shëndetësore në pakot e duhanit
Divorci i Indisë nga armët ruse
Sulmohet gjyqtari Baleci, reagon KGJK-ja
Dhuna në shkolla për 10 vjet, 272 të raportuara, 5 mijë në realitet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?