By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve
January 29, 2026
Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave
January 29, 2026
VIDEO Një komediane e famshme e ftoi presidentin argjentinas në skenë. Pasoi një kaos!
January 29, 2026
Edhe pesë të ndaluar për dyshim të falsifikimit të rezultateve në Prizren
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Nuk ka ikje masive të qytetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Nuk ka ikje masive të qytetarëve
Lajme

Sveçla: Nuk ka ikje masive të qytetarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/01/19 at 8:55 PM
Kosova Times Published January 19, 2024
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se raportimet për ikje masive të qytetarëve nga Kosova, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta. Në të dhënat e publikuar nga ai, nga periudha e liberalizimit të vizave (1 janar 2024), më shumë autobusë kanë hyrë sesa kanë dalë nga Kosova.

Sipas tij, këto raportime janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve, apo flukse të autobusëve.

“Raportimet për “ikje masive” të qytetarëve tanë, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta. Ato me ose pa dashje krijojnë panik te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit tonë nga Serbia.

Lajmet e tilla janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve tanë apo flukse të autobusëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka njoftuar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti,  në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalë nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë.

“Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”, ka vijuar ai.

Tutje Sveçla ka thënë se procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka falënderuar stafin e Aeroportit, zyrtarëve policorë atje si dhe zyrtarët policorë në pikat kufitare.

“Natyrisht, ju bëj thirrje edhe mediave për korrektësi në raportim të lajmeve rreth kësaj teme dhe jo vetëm. Të gjithë qytetarët i falënderoj për respektim të procedurave të udhëtimit pa viza dhe ju dëshiroj rrugë të mbarë si në vajtje ashtu dhe ardhje në vendin e tyre”, ka shkruar Sveçla. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Edhe pesë të ndaluar për dyshim të falsifikimit të rezultateve në Prizren

Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Naim Gashi

PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë elektrike

Nga 1 muaj paraburgim 15 të dyshuarve për falsifikim rezultatesh zgjedhore

Përkujtohet martiri Gazmend Ibrahimi në Lagjen e Boshnjakëve

Kosova Times January 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova do të strehojë pesë gazetarë afganë

Kosova Times Kosova Times December 28, 2022
Temperatura të larta edhe sot, rekomandohet kujdes i shtuar
Gjendet i vdekur vokalisti i grupit ‘Ilirët’, Shemi
Fjalimi i italianes më të bukur në San Remo mposhti të gjitha këngët
LDK do të iniciojë Rezolutë në Kuvend të Kosovës për dhunën dhe ngacmimet seksuale në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?