By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hedhja e mbeturinave dukuri e shëmtuar e cila kërkon ndëshkim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Hedhja e mbeturinave dukuri e shëmtuar e cila kërkon ndëshkim!
Opinion

Hedhja e mbeturinave dukuri e shëmtuar e cila kërkon ndëshkim!

Kosova Times
Last updated: 2024/01/20 at 6:59 PM
Kosova Times Published January 20, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Thirrje për reagim të faktorëve kompetent

Ideja e këtij shkrimi më lindi nga denoncimi publik në rrjetin social Facebook nga ana e një qytetari për rastin e hedhjes së mbeturinave afër Urës mbi lumin Lumbardh në hyrje të fshatit Dugajevë (Komuna e Klinës).

Njoftim për vetëdijesim

Postimi i plotë me pesë foto në Facebook: “Nga dita e djeshme, disa kamionë (një prej tyre pa tabela të regjistrimit), po bartin mbeturina nga ndonjë kompani dhe po i shkarkojnë buzë Lumbardhit të Pejës (Bishtricës), krejt afër vendbanimit të Dugajevës. Nuk bëhet fjalë për një zbarkim individual – ilegal, por mënyrë e organizuar e bartjes, në përmasa të mëdha (tonelata).

Qytetarët janë shumë të shqetësuar më këtë rast edhe për shkak përmbajtjës se atyre mbeturinave, të cilat mund të infektojnë lumin (ujin), ajrin dhe tokën. Mënyra e depozitimit së këtyre mbetjeve duke anashkaluar qytetarët dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre është shqetësim me vete.

Sot janë njoftuar edhe organet Komunale dhe policia. Janë duke u njoftuar edhe mediat, në mënyrë që opinioni të sensibilizohet për këtë rrezik që po i kanoset popullatës së kësaj treve.

Të shpresojmë që do të ndërmerren masa dhe të ndërpritet grumbullimi dhe depozitimi i këtyre mbeturinave. Në të kundërtën, do të këtë veprime qytetare për të penguar këtë veprim të dëmshëm në afërsi të lumit dhe vendbanimit”. (Nikollë Gojani)

Dukuria e hedhjes së mbeturinave, rutinë e zakonshme e njerëzve të pandërgjegjshëm

Dukuria e hedhjes së mbeturinave apo e krijimit të “Deponive” ilegale nuk është risi dhe as befasi në ditët e sotme! Për shkak, se nga paslufta e këndej, nga njerëz të pandërgjegjshëm dhe kompani famoze të oligarkëve të fuqishëm ekonomik gjithandej Kosovës i shfrytëzojnë brigjet e fshehta të lumenjve dhe zonat rurale (fshatrat malore) për hedhjen e mbetjeve të prodhimeve të tyre apo mbetje tjera inerte të materialit ndërtimor!

Por, nuk janë vetëm prodhuesit dhe oligarkët ekonomik ata që i hedhin mbeturinat në vende të largëta nëpër zonat rurale, janë edhe qytetarët e papërgjegjshëm ata që po e ndotin dhe shëmtojnë ambientin e pastër të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e papërgjegjësisë dhe kulturës së ulët qytetare, ndotje të ambientit me mbeturina kemi edhe nëpër lagjet e qyteteve të Kosovës, ku në çdo kënd apo kthinë të qyteteve kundërmon erë e mbeturinave.

Zgjidhja ekziston në bashkëpunimin e qytetarëve me organet e rendit

Rasti i fundit në fshatin Dugajevë të Komunës së Klinës e dëshmon mungesën e bashkëpunimit me organet e rendit. Si ka mundësi që për ditë e net të tëra të hedhen mbeturina me kamion dhe mos të fotografohet asnjë kamion me ose pa targa!

Mungesa e guximit qytetar e vështirëson identifikimin e keqpërdoruesve, në këtë rast të ndotësve më të mëdhenj të ambientit në Kosovë.

Ndotësit më të mëdhenj të ambientit, potencialisht janë bartës të kompanive të oligarkëve ekonomik apo njerëzve të afërt me të fortët e politikës. Ndryshe, nuk ka si të mos zbulohen ndotësit e mëdhenj që hedhin mbeturina ditën dhe natën në afërsi të vendbanimeve dhe brigjeve të lumenjve!

Përmbajtja e mbeturinave çon në identifikimin e origjinës së mbeturinave, gjegjësisht pronarit i cili ka urdhëruar hedhjen e tyre në vendin e caktuar!

Brenda pak muajve, pas Bokshiqit u përdor edhe territori i Dugajevës në Komunën e Klinës për hedhjen e mbeturinave nga vende më të largëta nga komunat e tjera fqinjë!

Veprimet qytetare për të penguar dhe kundërshtuar këtë veprim të dëmshëm dhe të shëmtuar në afërsi të lumit Lumbardh dhe vendbanimit (Dugajevë) duhet të jenë imediate, sikurse që duhet të jenë imediate veprimet e organeve kompetente të Komunës së Klinës në trajtimin me urgjencë të këtij rasti tashmë të deponuar tek organet komunale.

Ndërgjegjja e pastër është më e madhe sesa vlera e parasë dhe e posteve politike në Kosovën e sotme. Sa më shumë që të thellohet bashkëpunimi me organet e rendit dhe ligjit, aq më i vogël do të jetë numri i abuzimeve me mbeturina dhe ndotje të ambientit të pastër në Kosovë.

Pushtetarët e nivelit komunal dhe ata të nivelit qendror, tashmë janë në dijeni për gjendjen alarmante të ndotjes së lumenjve dhe zonave rurale nga hedhja e mbeturinave. Por, si duket askush nuk e ka guximin t’ua prishë gjumin oligarkëve ekonomik për shkaktimin e kaosit higjienik në vendet më të pastra dhe më të bukura të Kosovës sonë.

Shpresoj që ky reagim imi t’i thërret ndërgjegjes së pushtetarëve komunal dhe atyre qendror në drejtim të ndërmarrjes së hapave urgjent për pastrimin e Lumbardhit dhe anekseve rrugore në zonat rurale të Komunës së Klinës dhe mbarë Kosovës!

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Kosova Times January 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Salih Mustafa urdhërohet t’ua paguajë 207 mijë euro zhdëmtim viktimave

Kosova Times Kosova Times April 6, 2023
Kremlini njoftoi një takim midis Trump dhe Putin në Serbi ose në një vend tjetër
Dodik vazhdon fushaten e tij shkaterruese: “Rusia është një vend mik për ne dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë!
Pse po e prek Kurti në nerv ShBA-në?
Osmani takon Minxhozin, flasin për agresionin e Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?