By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbyllet `Film Flaka`, u prezantuan gjashtë filma
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Mbyllet `Film Flaka`, u prezantuan gjashtë filma
Lajme

Mbyllet `Film Flaka`, u prezantuan gjashtë filma

Kosova Times
Last updated: 2024/01/21 at 12:57 AM
Kosova Times Published January 20, 2024
Share
SHARE

Për tri ditë me radhë, më 18, 19 e 20 janar, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, janë prezantuar 6 filma artistik e dokumentar, prodhime të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK).

Në natën e tretë, sipas programit janë shfaqur dy filma. Ai i shkurt artistik, “Tisa” me regji të Valter Lucaj, si dhe filmi dokumentar “Rojtari i Bjeshkëve”, me regji të Antoneta Kastrati.

Subjekti i filmit “Tisa”, përshkruhet me sa vijon: Beni është një adoleshent i talentuar në futboll. Ai është i lumtur në trekëndëshin e tij shoqëror, me shokun e tij Gëzimin, i cili gjithashtu luan futboll, si dhe me të dashurën Emën, të cilën që të dytë e pëlqejnë!

Rrugëtimi jetësor i Benit bëhet dramatik kur ai merr një ftesë për një (s’)provë në një ekip futbolli francez! Rrjedha e përmbajtjes së filmit përcillet me elemente narrative, me tekst të ngjeshur, dialogje simpatike, ndërsa kthesa dramatike – kulmi ndodhë në momentin kur Beni pritet të ikën për të vazhduar karrierën në Francë!

Fati i tij, përkundër talentit, është në duart e burokracisë permanente të “instaluar” nëpër zyrat të përfaqësive diplomatike, si atyre vendor ashtu edhe procedurave burokratike e diplomatike.

Për pasojë, Beni detyrohet që, në vend të rrugëve legale, të ‘provojë’ ato alternative – ilegale!.

Filmi i dytë i mbrëmjes, “Rojtari i Bjeshkëve”, i punuar nga regjisorja Antoneta Kastrati, pasqyron orvatjet dhe tratativat e vazhdueshme të një rojtari të bjeshkëve, për t’i shpëtuar ato.

Me përshkrime vizuele të peisazheve të natyrës, përfshirjes dhe përshkrimit të kohëpaskohshëm narrativ, si dhe deklaratave nga personazhe të intervistuara, pasqyrohet tentativa e vazhdueshme e luftës për të shpëtuar malet e Rugovës nga prerja dhe shkatërrimi mjedisor.

Derisa kupton historitë e rinisë së kryepersonazhit, (Fatosit), herë – herë të paraqitur në reminishencë, publiku kupton njëherit historinë e frustrimit të tij me politikën e pasluftës, ndjenjën e tij të strehimit në male, dhe përfundimisht lidhjen shpirtërore e vendosmërinë për t’i ruajtur pyjet.

Skenat e realizuara në mjedise urbane e rurale, të ndërlidhura, si dhe përshkrimet e degradimeve të pyjeve, shfaqin pikëllimin e paskaj të tij, sidomos kur hasë në drunj që duhet të presin kohë të gjatë për t’u rritur, ndërsa aq pak ndjesi për përkujdesje mjedisore, e akoma më pak përkujdesje për t’u ruajtur nga degradimet si dhe djegiet pamëshirshme.

Paraprakisht, në kuadër të “Film Flaka 2024”, janë prezantuar 4 filma tjerë, poashtu të shkurtë e dokumentarë, kryesisht prodhime nga QKK, si: “Pa Vend”, me regji të Samir Karahoda; “Daullet e Rezistencës”, punuar nga Besa Luci; “Kanarinat e Dinë: nga Kaltrina Krasniqi, si dhe filmi “Një Muaj”, i realizuar nga regjisori, Zgjim Terziqi.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan, Kushtrim Zeqiri, ka thënë enkas se “Film Flaka” është realizuar me iniciativë vetanake, pa kosto apo Thirrje Publike, duke u shprehur i kënaqur me rrjedhën e filmave dhe prezantimeve.

“Përgjatë këtyre tri ditëve patëm rastin të shohim 6 filma, nga dy në secilën natë. Rëndësia e “Film Flaka” është se rikthen për aderues të filmit pas disa vitesh, krijimet filmike të autorëve vendor. Për “Film Flaka” nuk ka pasur Thirrje Publike. Ajo ka ardhur si iniciativë e DKRS-së, që me ndihmën e QKK-së, është mundësuar shfaqja e filmave.”, ka thënë Zeqiri.

“Flaka e Janarit 2024”, me shtyllat përkatëse që e karakterizojnë tradicionalisht, vijon pjesën teatrale “Talia e Flakës 2024”, duke filluar nga 23 deri më 28 janar.

Ndërsa pasohet me festivalin për fëmijë “Xixat e Flakës”, pjesën letrare në prozë e poezi “Pena e Flakës”, garat e enigmatikës, pjesën artistike/muzikore “Fest Flaka”, si dhe një mori aktivitetesh tjera që i përcjellin ato kryesore, deri më 31 janar 2024.

You Might Also Like

Ekspozita `Shtëpi` hapet sonte në Galerinë Kombëtare

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Kosova Times January 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mblidhet Qeveria, në rend dite vendimi për pensione të kategorive të luftës

Kosova Times Kosova Times January 10, 2025
Bislimi udhëton për në Frankfurt, takohet me investitorë të ndryshëm
Gërvalla paralajmëron ndikimin e Venezuelës në Ballkan, përmes miqve rusë
I ngarkuari i BE-së, Peter SORENSEN, duhet t’a trajton edhe diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi
Protesta në Bukuresht për anulimin gjyqësor të zgjedhjeve presidenciale (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?