By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti polak kritikon ekzekutivin e BE-së për bllokim fondesh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti polak kritikon ekzekutivin e BE-së për bllokim fondesh
Rajon / Botë

Presidenti polak kritikon ekzekutivin e BE-së për bllokim fondesh

Kosova Times
Last updated: 2024/01/21 at 2:30 PM
Kosova Times Published January 21, 2024
Share
SHARE

Presidenti polak, Andrzej Duda, e ka kritikuar Komisionin Evropian për bllokim të fondeve të Bashkimit Evropian për vendin e tij, duke e konsideruar këtë si “tentim për ta detyruar Poloninë të ndryshojë” qeverisjen e saj.

Ai ka thënë se është i hapur për t’i negociuar ndryshimet në sistemin e drejtësisë.

Qeveria e mëparshme polake, e udhëhequr prej partisë nacionaliste, Ligji dhe Drejtësia, është përfshirë në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me reformat e Varshavës në sundimin e ligjit, duke rezultuar me bllokim të fondeve të bllokut evropian në vlerë të miliarda eurove.

Qeveria e re pro BE-së është zotuar për të rikthyer qasjen në këto fonde, duke e përmirësuar fushën e sundimit të ligjit, ndonëse është duke hasur në rezistencë prej mbështetësve dhe aleatëve të pushtetit të kaluar, përfshirë Dudan dhe disa gjyqtarë të lartë.

“Nuk kam dyshim se cila ka qenë arsyeja e bllokimit të parave nga Komisioni Evropian. Ka qenë veprim i pastër politik kundër autoriteteve të kaluara polake”, ka thënë Duda në një konferencë për media në Vilnius.

“Tentim për ta detyruar Poloninë që t’i ndryshojë autoritetet, kështu e kuptoj unë, dhe kështu duhet kuptuar, dhe lëvizjet e fundit vetëm sa e konfirmojnë këtë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Duda ka thënë se është i hapur për negociata dhe propozime për ndryshime eventuale në sistemin polak të drejtësisë, mirëpo ai nuk do të lejojë verifikim të ri të gjyqtarëve që janë emëruar gjatë mandatit të tij.

Zgjedhjet e 15 tetorit të vitit të kaluar, i kanë dhënë fund qeverisjes tetëvjeçare të partisë Ligji dhe Drejtësia, dhe më pas është formuar qeveria e re, në krye me ish-presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times January 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Topa të pazakonta kanë dalë në breg në Sidnei, disa plazhe janë mbyllur

Kosova Times Kosova Times January 14, 2025
Kusari-Lila: Askush nuk guxon të shkelë lirinë e fjalës
Bastisen 12 lokacione të ndryshme për keqpërdorim të pozitës, lidhja e kontratës së dëmshme dhe mashtrimit
​​Tërmeti rrafshoi nën rrënoja një spital, pacientë dhe personel mjekësor VIDEO
Pse ka rëndësi gara për Senatin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?