By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marina amerikane: Irani drejtpërdrejt i përfshirë në sulmet e Huthëve ndaj anijeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Marina amerikane: Irani drejtpërdrejt i përfshirë në sulmet e Huthëve ndaj anijeve
Rajon / Botë

Marina amerikane: Irani drejtpërdrejt i përfshirë në sulmet e Huthëve ndaj anijeve

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 5:10 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Irani “është jashtëzakonisht i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë” në sulmet ndaj anijeve që rebelët e Huthëve kanë kryer gjatë luftës që Izraeli po zhvillon kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kështu tha për Associated Press, komandanti i Marinës amerikane për Lindjen e Mesme, zëvendësadmirali Brad Cooper.

Megjithatë, Cooper, që udhëheq flotën e pestë të Marinës, nuk shkoi aq larg sa të thoshte se Teherani ka dirigjuar sulmet individuale të kryera nga Huthët në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Por, Cooper e pranoi se sulmet e lidhura me Iranin janë zgjeruar nga kërcënimet e mëparshme vetëm në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e tij të Hormuzit në ujërat në gjithë Lindjen e Mesme.

“Qartësisht, veprimet e Huthëve, ndoshta sa u përket sulmeve të tyre ndaj anijeve tregtare, janë më të rëndësishmet që kemi parë në dy breza”, tha ai gjatë një interviste për AP-në. “Fakti është se ata po sulmojnë komunitetin ndërkombëtar, prandaj edhe keni parë përgjigjen ndërkombëtare”.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk është përgjigjur menjëherë për koment lidhur me deklaratat e zëvendësadmiralit Cooper. Po ashtu, nuk ka pasur reagim as nga udhëheqja e lëvizjes rebele Huthi.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, Huthët, që mbështeten nga Irani, kanë sulmuar të paktën 34 anije në ujërat që çojnë në Kanalin e Suezit, një rrugë vitale ku kalojnë dërgesa të energjisë nga Azia në Lindjen e Mesme në rrugën drejt Evropës.

Huthët, një grup rebel shiit, që kanë nën kontroll kryeqytetin jemenas Sana që nga viti 2014 dhe janë në luftë me koalicionin e udhëhequr nga sauditët që mbështesin qeverinë jemenase në mërgim që nga vitit 2015, i kanë lidhur sulmet e tyre me luftën Izrael-Hamas. Megjithatë, gjithnjë e më shumë anijet e shënjestruara kanë pak lidhje me Izraelin, apo nuk kanë lidhje fare.

Deri më tani, Irani nuk është përfshirë drejtpërdrejtë në luftimin ndaj Izraelit apo ShBA-së që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor. Por, Cooper tha se Irani në mënyrë të drejtpërdrejtë po nxit sulmet e Huthëve ndaj anijeve.

“Ajo që do të them është se Irani qartësisht po financon, ata po sigurojnë burime, po furnizojnë dhe po ofrojnë trajnime. Ata padyshim janë të përfshirë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Ky nuk është sekret”, tha Cooper.

Në ditët e fundit, ShBA-ja ka kryer gjashtë runde sulmesh ajrore ndaj caqeve ushtarake të Huthëve, duke sulmuar baza ajrore që janë nën kontrollin e rebelëve dhe vendet prej nga dyshohet se kryen sulme me raketa. Edhe pse intensiteti i sulmeve të Huthëve ndaj anijeve duket se ka rënë, ShBA-ja dhe aleatët e saj kanë intensifikuar patrullimet detare në rajon.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përdorimi i internetit në Kosovë: Qasje e madhe, shkathtësi të limituara

Kosova Times Kosova Times November 5, 2023
NATO-s kërkon hetim të plotë dhe transparent për sulmin në Ibër-Lepenc
Pjesëmarrje e zbehtë në votime
Lara Colturi shkruan historinë në Botërorin e skive Alpine
Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 100 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?