By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nju Jork: Shtyhet për të paktën një ditë gjyqi kundër ish-Presidentit Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nju Jork: Shtyhet për të paktën një ditë gjyqi kundër ish-Presidentit Trump
Rajon / Botë

Nju Jork: Shtyhet për të paktën një ditë gjyqi kundër ish-Presidentit Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 10:35 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Sëmundja e një anëtari të jurisë me Covid detyroi një shtyrje të minutës së fundit të hënën të një gjyqi për shpifje ndaj ish-Presidentit Donald Trump, lidhur me komentet e tij për shkrimtaren E. Jean Carroll, e cila e paditi atë me akuzën se ai kishte përdhunuar në vitet 1990.

Nuk është ende e qartë se kur do të rifillojë gjyqi. Gjykata është në pritje të rezultateve të testeve për COVID për të gjithë anëtarët e jurisë; Një nga avokatët e zotit Trump gjithashtu nuk është ndjerë mirë, por ka rezultuar negativ, dhe ekipi i tij dëshiron të shtyjë dëshminë e kandidatit kryesor republikan për president deri pas zgjedhjeve paraprake të së martës në Nju Hempshër.

Nuk kishte asnjë lajm nëse vetë zoti Trump ndihej mirë apo jo pasi ai nuk mbajti maskë në gjykatë kur mori pjesë në një seancë të shkurtër të hënën. Gjykatësi Lewis A. Kaplan njoftoi se njërit nga nëntë anëtarëve të jurisë iu tha të shkonte në shtëpi dhe të bënte një test për koronavirusin pasi raportoi se kishte temperaturë.

Avokatja e ish Presidentit Trump, Alina Habba gjithashtu njoftoi se një nga prindërit e saj ka COVID-19 dhe se ajo kishte pasur temperaturë në dy ditët e fundit pasi kishte qenë për darkë me ta disa ditë më parë. Zonja Habba më pas tha se ajo nuk shihte problem të ketë “një vonesë të shkurtër për një ditë”, që të gjithë mund të testohen. Asnjëri nga avokatët nuk mbajti maskë në gjykatë.

Ajo pyeti nëse dëshmia e zotit Trump mund të shtyhej deri të mërkurën për shkak të zgjedhjeve brenda partisë republikane në Nju Hempshër, ndërsa avokati i zonjës Carroll kërkoi që gjyqi të rifillonte të martën, nëse ishte e mundur.

Kurdo që të mbahet gjyqi, dëshmia e zotit Trump do t’i mundësojë atij, brenda kufijve, që t’i shpjegojë jurisë pse ai jo vetëm mohoi pretendimet e zonjës Carroll, por e quajti atë një gënjeshtare që sajoi një sulm seksual nga ana e tij për të shitur librin e saj.

Një gjyq tjetër përfundoi vitin e kaluar me vendimin se zoti Trump abuzoi seksualisht me shkrimtaren E. Jean Carroll. Për këtë arsye, gjyqtari Kaplan ka vendosur që nëse ish-presidenti dëshmon, ai nuk do të lejohet të thotë se ajo sajoi akuzën e saj ose se ajo ishte e motivuar nga dëshira për përfitime financiare ose politike.

Javën e kaluar, ish-Presidenti mori pjesë në seancën kur dëshmonte zonja Carroll dhe gjatë dëshmirë së saj fliste me avokatët e tij me zë të lartë duke u ankuar për një “gjueti shtrigash”. Për këtë arsye gjykatësi kërcënoi se do ta largonte zotin Trump nga salla e gjyqit nëse vazhdonte të fliste me zë të lartë. Ish-Presidenti Trump e uli zërin dhe qëndroi në gjykatë, më pas mbajti një konferencë shtypi ku hodhi akuza të ashpra kundër gjyqtarit.

Në rastin e zonjës Carroll, avokatët e saj i janë lutur gjyqtarit që ta detyrojë zotin Trump të betohet, përpara çdo dëshmie, se ai i kupton dhe i pranon kufizimet e gjykatës për atë që mund të thotë.

Zoti Trump po përballet me katër çështje penale, përveç rastit për mashtrim në Nju Jork dhe padisë së zonjës Carroll, ndërsa garat brenda partiake republikane tanimë kanë filluar.

Ai ka shkuar nga njëra sallë e gjyqit tek tubimet zgjedhore, duke i përdorur të dyja për të argumentuar se po persekutohet nga demokratët të cilët janë të tmerruar, sipas tij nga rizgjedhja e tij e mundshme si President.

Zoti Trump udhëton drejt Nju Hempshërit pas seancës gjyqësore të së hënës për të marrë pjesë në një tubim zgjedhor pasi të martën aty mbahen zgjedhjet paraprake presidenciale republikane.

Zoti Trump nuk ka nevojë të marrë pjesë ose të japë dëshmi në çështjen civile. Ai qëndroi larg gjyqit të mëparshëm vitin e kaluar, ku një juri tjetër vendosi se zonja Carroll duhet të merrte një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarë pasi arriti në përfundimin se ish-Presidenti abuzoi seksualisht me të më 1996 dhe bëri komente shpifëse për të në vitin 2022. Zoti Trump e ka dërguar në apel atë vendim.

Për arsye komplekse ligjore, pretendimet e zonjës Carroll për shpifje u ndanë midis dy padive. Prandaj po mbahet gjyqi i dytë, ku ajo kërkon mbi 10 milionë dollarë dëmshpërblim

Avokatja e zotit Trump, Habba i tha gjykatës në një letër se ai vendosi të dëshmojë sepse, me gjithë kufizimet e gjyqtarit se çfarë mund të thotë, “ai mund të ofrojë ende dëshmi të konsiderueshme në mbrojtje të tij”.

You Might Also Like

Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë

India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autoritetet do të fshehin detajet e votimit elektronik gjatë rizgjedhjes së Putinit për një mandat të pestë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2023
Ish-kreu i vetë sigurimit të Komitetit Hetimor është gjetur i vdekur
ShBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme
Hysaj sqaron situatën e golit të dytë të Italisë
Nga konferenca me Ramën te inagurimi i xhamisë, zbardhet agjenda e presidentit turk
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?