By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hvari përsëri ndër ishujt më të mirë në botë
July 20, 2025
Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë
July 20, 2025
Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën
July 20, 2025
Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet
July 20, 2025
Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmi terrorist në Banjskë ishte elementi final i doktrinës Gerasimov, çka tash?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Sulmi terrorist në Banjskë ishte elementi final i doktrinës Gerasimov, çka tash?
Opinion

Sulmi terrorist në Banjskë ishte elementi final i doktrinës Gerasimov, çka tash?

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 10:29 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Milazim KRASNIQI

Sulmi në Banjskë dhe shumë aktivitete të mëhershme subversive të Serbisë kundër Kosovës (muri në Mitrovicë, treni rus, barrikadat, dalja nga institucionet, bojkoti i zgjedhjeve, sulmi ndaj KFOR-it) janë të konceptuara e të udhëhequra në bazë të doktrinës Gerasimov. Pikë për pikë.

Nuk jam në dijeni që ndokush nga qeveritarët tanë të mëhershëm e as nga këta të tashmit që e kanë kuptuar saktë dhe e kanë denoncuar këtë strategji. Qeveritarët tanë vazhdimisht kanë vepruar në mënyrë reaktive, por duke mbetur gjithnjë në defansivë. As akterët ndërkombëtar nuk e kanë kuptuar me kohë. Bile as sulmin brutal të 29 majit 2023 kundër pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nuk e kanë gjykuar brenda atij konteksti. Për herë të parë seriozitetin e problemit e kanë kuptuar britanikët, pas sulmit terrorist të 24 shatorit 2023 në Banjskë. Reagimi energjik i KFOR-it, rritja e kontingjentit të ushtarëve britanikë dhe vizita e ministrit të jashtëm britanik, me gjasë ka ardhë si rezultat i atij konkluzioni. Prandaj tash e tutje parandalimi dhe pengimi i aksioneve subversive nga territori serb po edhe nga aksionet eventuale brenda Kosovës, janë të dekonspiruara si projekt i doktrinës Gerasimov. Në tekstin e gjeneralit rus, Valerij Gerasimov të vitit 2013, ndër të tjera thuhet: “Theksi i metodave të shfrytëzuara drejtohet në përdorimin e gjerë të masave politike, ekonomike, informative, humanitare dhe masave tjera joushtarake, të aplikuara duke shfrytëzuar potencialin protestues të banorëve (popullsisë.)” Në pajtim me këtë recetë, Serbia ka vite që përdorë masat politike (presioni për të mbajtur zgjedhjet e Serbis që edhe brenda Kosovës, kushtëzimin dhe shantazhin politik ndaj vendimeve në Kuvend, bllokimin e institucioneve, mospagesën e energjisë elektrike nga banorët serbë në veri, denoncimet që propagandohen për gjoja pengimin e futjes së barnave në institucionet shëndetësore që menaxhohen nga Serbia, vendosja e barrikadave, djegia e veturave, eksplodimet. Pra, veprimet nga shteti serb koordinohen me popullsinë lokale. Në tërë këtë strategji, sulmi terrorist në Banskë ka pasur një objektiv final: marrjen e një pjese të territorit nën kontroll nga struktura lokale, për ta shndërruar Kosovën në shtet të dështuar dhe të bllokuar në procesin e integrimit në BE e sidomos në NATO. Kjo praktikë është e zbatuar nga Rusia në Gjeorgji, në Moldavi dhe në Ukrainë.

Zbatimi i doktrinës Gerasimov kundër Kosovës nga ana e Serbisë, më shumë është interes i Rusisë se sa i vetë Serbisë. Por, Serbia e regjimit të Vuçqit është shndërruar në shtet vasal të Putinit dhe zbaton aksionet që i urdhërohen nga Kremlini. Shërbimet sekrete serbe, së bashku me Qendrën Humanitare Serbo-Ruse në Nish janë nën direktivën e Kremlinit. Vuçiqi është pjesë e atij projekt po edhe peng i atij projekti. Prandaj SHBA, BE e sidomos NATO nuk duhet të kenë asnjë gram besim në deklarimet e Vuçiqit dhe të qeverisë serbe, se gjoja punojnë për paqe, gjë që Vuçiqi e llomotitë çdo ditë. Ai vërtet është gënjeshtar patologjik, po në këtë rast është edhe vasal i pashpresë i Putinit. Rrjedhimisht në raport me të nuk bën punë karota e BE-së, SHBA-së dhe e NATO-s. Si vasal i Putinit, Vuçiqi është armik i BE-së, SHBA-së dhe NATO-s. Vetëm presionet e sanksionet e forta mund ta shkëpusin nga influenca ruse përkatësisht nga tentimi që ta zbatojë në drejtim të Kosovës doktrinës Gerasimov, me të cilën do të shkaktohej një luftë e re e armatosur në Ballkan, për interesa të Rusisë. (22 janar 2024)

You Might Also Like

A jemi njësoj apo thjesht të humbur në përkthim?!

Agjenda ndërkombëtare dhe Kosova: Midis shpresës dhe realpolitikës

Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

FSK lidh marrëveshje me Turqinë për trajtimin mjekësor të ushtarëve

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Koalicioni për Familjen angazhohet për kategoritë e dala nga lufta
Zvicra dhe Serbia në një grup në Ligën e Kombeve
Jake Paul vazhdon me fitoren e radhës, i kërkon revansh Furyt
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?