By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Euractiv: Kosova vendos të përdor vetëm euron, Serbia e pakënaqur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Euractiv: Kosova vendos të përdor vetëm euron, Serbia e pakënaqur
Financa

Euractiv: Kosova vendos të përdor vetëm euron, Serbia e pakënaqur

Kosova Times
Last updated: 2024/01/23 at 4:14 PM
Kosova Times Published January 23, 2024
Share
SHARE

Kosova do ta pranojë vetëm euron brenda kufijve të saj. Një vendim që ka ngjallur reagimin e Serbisë pasi serbët në veri të vendit këmbëngulin të përdorin dinarët serb. Ndërkohë BE-ja u bëri thirrje të dyja palëve të shmangin çdo përshkallëzim të mundshëm.

Javën e kaluar, Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se nga 1 shkurti do të hyjë në fuqi rregullorja e operacioneve me para të gatshme. Me synimin për të luftuar paratë e falsifikuara dhe format e tjera të krimit financiar, ajo specifikon se euro është e vetmja monedhë e lejuar për pagesa cash dhe digjitale në vend, shkruan Euractiv.

Rregullorja thekson se valutat e tjera që nuk janë euro mundë të përdoren vetëm si gjea me vlerë për t’u ruajtur në formë fizike, në llogari bankare për qëllime valutore.

Kosova miratoi euron në vitin 2002, menjëherë pas luftës së Kosovës. Kushtetuta e vendit nënvizon se Kosova ka “një monedhë të vetme”, por në disa komuna me shumicë serbe përdoret dinari i Serbisë.

Përveç kësaj, bankat serbe që operojnë në Kosovë, serbët e Kosovës që marrin pensione nga Serbia dhe punonjësit e institucioneve që janë ende pjesë e sistemit serb, si shkollat dhe spitalet, gjithashtu përdorin vetëm dinarë. Pagesat në dyqane dhe kafene bëhen edhe në dinarë në zonat me shumicë serbe.

Lista Serbe e ka kundërshtuar  vendimin e BQK-së. Kjo parit pretendon se kjo do të përbënte “dëbimin e serbëve pa përdorimin e armëve” dhe thanë se “kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën fizike të popullit serb”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se Komisioni i BE-së po analizon vendimin e Kosovës dhe po kërkon sqarime.

“Ne ende po analizojmë dhe kërkojmë shpjegime për këtë vendim, arsyet e miratimit të tij, motivet dhe implikimet e mundshme. Në përgjithësi, Kosova dhe Serbia pritet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk janë të favorshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe që mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin në terren”, tha Stano.

Përdorimi ekskluziv i euros është në Kushtetutën e Kosovës, kështu që rregullorja thjesht parashikon zbatimin e saj. Më tej, BQK sqaron se transaksionet vullnetare ndërmjet palëve që përdorin monedha jo euro bien jashtë kompetencave të rregulloreve.

Stano u bëri thirrje të dyja palëve që të trajtojnë çështjen brenda kuadrit të dialogut të lehtësuar nga BE. Megjithatë, çështja e monedhës zyrtare të Kosovës, e krijuar mbi 22 vjet më parë, nuk është përfshirë në bisedime.

Në të gjithë Evropën dhe në pjesën tjetër të botës, shteti vendos se cilat monedha mund të përdoren brenda një vendi dhe cilat janë monedhat zyrtare ose de facto.

Aktualisht, 20 vende evropiane përdorin euron, së bashku me Andorrën, San Marinon, Monakon dhe qytetin e Vatikanit, dhe disa vende kandidate, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e pranojnë gjerësisht atë, shkruan Euractiv.

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times January 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza në Suharekë premton autostradë të re nga Qafa e Duhlit deri në Lipjan për t’i lidhur tri autostradat kryesore

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
Pse po margjinalizohen vizitat e presidentes osmani nga mjetet e informimit në Kosovë?
Tarifat e Trump: Pse është problem ari zviceran?
Axhenda ndërkombëtare
Ministri shokon opinionin: “Situata po bëhet e paqëndrueshme. Duhet vendosur sanksione ndaj Rusisë!”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?