By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në BE thonë se ende s’janë krijuar kushtet për heqjen e masave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në BE thonë se ende s’janë krijuar kushtet për heqjen e masave
Lajme

Në BE thonë se ende s’janë krijuar kushtet për heqjen e masave

Kosova Times
Last updated: 2024/01/23 at 10:36 PM
Kosova Times Published January 23, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka konfirmuar sërish se akoma nuk janë krijuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat Brukseli i vendosi në qershor të vitit të kaluar.

Në një debat të zhvilluar në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Marko Makovec, drejtor për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovës nuk po përmirësohet dhe tensionet, sipas tij po vazhdojnë të grumbullohen.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të lirojë gradualisht masat, por të gjitha vendet anëtare duhet të jenë shumë të bindura. Dhe, nëse i ndiqni kushtet dhe çfarë po ndodh në veri të Kosovës, situata e sigurisë nuk është përmirësuar dukshëm”, u shpreh Marko Makovec.

Ai vlerësoi se viti i kaluar ishte me zhvillime të përziera në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai përmendi eskalimin e dhunës në muajin maj në veri dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën përmes zbatimit të shpejtë të të gjitha angazhimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë marrëveshjen për rrugën e normalizimit dhe zbatimin e aneksit, mbetet kush i qartë. Kjo vjen me përgjegjësinë për stabilitetin rajonal, ku përgjegjësia për sulmet e ndodhura më 24 shtator mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme”, porositi drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm.

Serbinë ai e cilësoi si shtet të rëndësishëm në rajon si për çështje të stabilitetit, ashtu edhe jostabilitetit. Përsëriti dosmodoshmërinë që ky shtet të përshtatet me politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe konfirmoi se pikërisht kjo çështje ka pasoja për procesin e integrimin të Serbisë në BE. Ai po ashtu ka nënvizuar se Serbia po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë dhe ka takime të rregullta me zyrtarët e Moskës.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times January 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri i Jashtëm francez premtoi se do të furnizojë Ukrainën me luftëtarë Mirage deri në prill

Kosova Times Kosova Times January 28, 2025
Sonte nata përmbyllëse e ‘Prishtina International Theater Festival’
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton me vështirësi
Kryeministri britanik Starmer planifikon të transferojë emigrantët në BiH dhe rajon, MI6 paralajmëron se kjo është një mundësi për shërbimet ruse
Publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, vazhdon të bie çmimi i naftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?