By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Lajme

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 12:57 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Sipas aktakuzës, me datë 07.09.2021 në Dragash, në cilësinë e personit zyrtar – referent pranë Zyrës kadastrale të Drejtorisë për urbanizëm, kadastër dhe mbrojtjen e mjedisit të Komunës së Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e këtij të fundit, vepron në kundërshtim me Ligjin për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, në atë mënyrë që ngastrat kadastrale: P-457, P-1478 dhe P-2138 të Zonës Kadastrale të fshatit Brezne – Komuna e Dragashit, me pronar ekzistues D.B., pa bazë juridike dhe procedurë të rregullt ligjore, të njëjtat i regjistron në emrin e qytetarit H.B., duke ia lëshuar të njëjtit certifikatën e pronësisë së datës 07.09.2021, e cila certifikatë është në kundërthënie të plotë me certifikatën e pronësisë së datës 14.08.2018 lëshuar nga po i njëjti autoritet, qytetarit – të dëmtuarit D.B.

Ndërsa, me datë 02.11.2021 jashtë çdo autorizimi lidhur me detyrën e tij zyrtare, përpilon Shpjegimin me shkrim për Gjykatën, të cilin e nënshkruan dhe e vulos me vulën zyrtare të autoritetit kadastral, madje pa e protokolluar fare të njëjtin, ia dërgon Gjykatës, në të cilin shpjegim i ka paraqitur sqarimet – arsyet e tij se përse i ka regjistruar ngastrat e lartpërmendura kadastrale nga pronari ekzistues D.B., në personin tjetër H.B., me çka i shkakton dëm të dëmtuarit D.B., në vlerën e ngastrave kadastrale prej 250,000.00 euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vizita e Ramës në Kosovë, ambasadori Malaj: Përforcim i lidhjeve tona

Kosova Times Kosova Times June 12, 2024
Një muaj arrest shtëpiak për sulmuesit në Kontrollin e Fluturimeve në Shkup
Gërvalla:Von der Leyen në Kosovë në një moment kur po konsolidohen reformat
“Ma origjinal”, thotë Arta Bajrami
Qeveria franceze e sheh veshjen islamike në shkolla si “sulm politik”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?