Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën një të dyshuar për sulm seksual ndaj një vajze të mitur në Prizren.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur me datën 7 të këtij muaji.
“Me datë 23.01.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare – e mitur”, njofton Policia e Kosovës .
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.