By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, një person i lënduar dërgohet në QKUK
January 24, 2026
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 24, 2026
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
January 24, 2026
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejtori i ATK-së prezanton para anëtarëve të Odës Amerikane Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Drejtori i ATK-së prezanton para anëtarëve të Odës Amerikane Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore
Lajme

Drejtori i ATK-së prezanton para anëtarëve të Odës Amerikane Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 5:33 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë diskutimi me drejtorin ekzekutiv të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, me qëllim të diskutimit të dispozitave të reja të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Arian Zeka, drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane theksoi rëndësinë e këtij takimi si mundësi për fuqizimin e dialogut ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve kyçe si ATK për të krijuar një ambient të favorshëm të të bërit biznes. Gjithashtu, presidenti i sapozgjedhur i Bordit të Odës Amerikane, Blin Zeqiri, shprehi besimin e tij në partneritetin që Oda Amerikane promovon dhe ndikimin e saj tek bizneset.

Drejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, gjatë takimit tregoi se institucioni që ai udhëheq përpiqet të kultivojë frymën e bashkëpunimit me bizneset. Ai shpjegoi se për formalizimin e ekonomisë, mbështetje e madhe janë edhe vet bizneset, duke shtuar se bizneset anëtare të Odës Amerikane duke qenë në masë të madhe biznese të rregullta, mund të kontribuojnë në luftimin e ekonomisë joformale. Përveç ofrimit të një elaborimi për Ligjin e miratuar së fundmi për Administrimin e Procedurave Tatimore, Murtezaj tha edhe se qëllimi i ATK-së mbetet digjitalizimi i të gjitha proceseve, përfshirë edhe procesin e rimbursimit. Ai tha se me qëllim të informimit më të mirë të sektorit privat për ndryshimet e ligjit, ATK ka përgatitur një përmbledhje tabelare informuese.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte edhe plani për të krijuar faturën elektronike, ku Murtezaj tregoi se grupi punues veçse është caktuar dhe rezultatet pritet të vijnë së shpejti. Pas përfundimit të këtij projekti, drejtori i ATK-së shpjegoi se për funksionalizimin e tij janë të nevojshme edhe ndryshime të reja në ligje.

Oda Amerikane e Kosovës falënderoi ATK-në për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij takimi dhe për të ndihmuar sektorin privat, duke shpresuar për më shumë bashkëpunime në të ardhmen. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin e lejoi Turqinë të mos paguajë për gazin deri në vitin 2024

Kosova Times Kosova Times May 3, 2023
Të paktën 17 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Mrekullia në Siri: Një vajzë është nxjerrë e gjallë pas më shumë se 40 orësh nën rrënoja VIDEO
Çfarë do të ndodhë me Putinin dhe Wagnerin pa Prigozhin?
Pika kufitare në Jarinjë, patrullim edhe nga ajri me helikopterë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?