By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stuhitë e dëborës vërshojnë drejt Evropës: Hartat e reja tregojnë se cilat pjesë do të kenë një dimër të bardhë
November 26, 2025
Çeku i shpreh ngushëllime familjes së Shpat Kasapit: Me zërin e tij, bashkoi publikun anembanë trojeve shqiptare
November 26, 2025
Horoskopi i madh mujor për dhjetorin 2025 për çdo shenjë të Zodiakut
November 26, 2025
Supë me thjerrëza dhe djathë parmixhano: i ngrohtë, i trashë dhe aromatik “Në një lugë”
November 26, 2025
Nuk është asgjë e veçantë nga jashtë, por sapo të hysh brenda… Ky është bari më i mirë në botë në vitin 2025.
November 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga Stacioni i Autobusëve deri te mbikalimi Arbëria, Rama prezanton projektet për transformimin e kryeqytetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nga Stacioni i Autobusëve deri te mbikalimi Arbëria, Rama prezanton projektet për transformimin e kryeqytetit
Lajme

Nga Stacioni i Autobusëve deri te mbikalimi Arbëria, Rama prezanton projektet për transformimin e kryeqytetit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 5:39 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar disa projekte për transformimin e kryeqytetit në “Kosova Business Forum”.

Temë kryesore e këtij forumi është “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”.

Para qindra bizneseve, Rama prezantoi Stacionin e Autobusëve në Prishtinë si projekt të parë.

“Shumica prej juve e dini që ky projekt është në zemër të Prishtinës. Është një zonë prej 15.5 hektarësh, e cila është shumë pak e shfrytëzuar”, tha ai.

I pari i Prishtinës tutje tregoi se synojnë që të krijojnë një stacion të ri të autobusëve bashkë me parking nëntokësor.

“Ne synojmë që me këtë projekt ta transformojmë dhe ta krijojmë një stacion të ri të autobusëve me parking nëntokësor. Kjo është ajo që i nevojitet kryeqytetit”, deklaroi Rama.

“Planifikimi ynë ka qenë që këtë zonë prej 15.5 hektarësh ta ndajmë në nëntë parcela dhe që investitorët potencialë të kenë mundësinë të fokusohen në një, dy apo të gjitha parcelat”.

Ai tregoi gjendjen ekzistuese të Stacionit të Autobusëve teksa prezantoi edhe një konceptualizim të zonës se si do të mund të dukej.

“Total parashihet që ky investim të jetë në vlerën prej 920 milionë euro”, tha i pari i kryeqytetit.

Projekti i dytë që e prezantoi ai është Parku Industrial që ndodhet në Bërrnicë.

“Kemi disa kompani që kanë shprehur interesim për të ardhur në Prishtinë e për të investuar dhe për të krijuar vende të reja të punës”, u shpreh ai.

Projekti tjetër është Fshati Olimpik, për të cilin Rama tha se tashmë kanë bërë masterplanin për këtë zonë.

“Kemi mundësi të shumta. Kemi kaluar me hapa të shpejtë në transformimin e kësaj zone. Në këtë zonë që është rreth 60 hektarësh, një pjesë është e komunës e pjesa tjetër e qeverisë. Ne kemi bërë disa propozime që tash të lëvizim me hapa të shpejtë rreth transformimin të kësaj pjese për realizimin e infrastrukturës sportive për Fshatin Olimpik. Investimi i përafërt në këtë zonë është 250 milionë euro”.

Projekti tjetër Tulltorja Art-Tek, të cilin Rama e quajti “diamant ende i pagdhendur mirë”.

“Është në qendër të kryeqytetit. Tulltorja ka një trashëgimi arkitektonike prej pas Luftës së Dytë Botërore. Është zonë me 4.5 hektarë. Investimi këtu parashihet të jetë rreth 15 milionë euro. Mendoj se ky investim është i vogël në krahasim me ndikimin që do të ketë për kryeqytetin”.

Ai mes tjerash prezantoi edhe projektin për Kino Rininë.

“Është një ndërtesë e mbrojtur përkohësisht ku disa prej elementeve të brendshme aty synohen të mbrohen. Ka mundësi që kjo zonë të zhvillohet më shumë”.

Rama po ashtu prezantoi edhe projektin për mbikalimi që lidh lagjen Arbëria me Pallatin e Rinisë.

“Është një projekt që e kam premtuar dhe faktikisht i cili mundëson transformimin e kryeqytetit”, u shpreh ai.

You Might Also Like

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

FSK hap dyert për qytetarët që duan të shohin kapacitetet ushtarake

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda dy ditëve

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Punëtorët e RTK hynë në muajin e tretë pa paga

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aksident i tmerrshëm në Turqi: Autobusi përplaset në shtyllën e urës, të paktën nëntë të vdekur

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Rritet interesi për vajin e ullirit në Shqipëri
Konjufca uron Kurban Bajramin: Mesazhi i kësaj feste na fton të reflektojmë
Moment i tmerrshëm kur banditët futin BMW-në e tyre të vjedhur në azil pleqsh duke vrarë dy gra të moshuara gjatë ndjekjes nga policia
Ahmeti takon diplomatin nga Bangladeshi, veçohet diplomacia ekonomike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?