By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri
January 9, 2026
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero
January 9, 2026
IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm
January 9, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
January 9, 2026
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sulmon milici të përkrahura prej Iranit në Irak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja sulmon milici të përkrahura prej Iranit në Irak
Rajon / Botë

ShBA-ja sulmon milici të përkrahura prej Iranit në Irak

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 9:55 AM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se forcat amerikane kanë kryer sulme në Irak në tri objekte të shfrytëzuara prej milicive të mbështetura prej Iranit.

Në sulmet “precize” janë shënjestruar “grupi Kataib Hezbollah dhe grupe tjera të lidhura me Iranin”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Ai ka thënë se sulmet kanë qenë “përgjigje direkte” për sulmet kundër ShBA-së dhe aleatëve të koalicionit në Irak dhe Siri.

Disa pjesëtarë të personelit ushtarak amerikan janë plagosur në sulmet me raketa në një bazë ajrore në perëndim të Irakut, javën e kaluar.

Zyrtarët kanë thënë se këta pjesëtarë po testohen për “trauma në tru”.

Komanda Qendrore amerikane pati thënë se milici të përkrahura nga Irani e kanë shënjestruar bazën Al Asad, në të cilën strehohen trupat ushtarake amerikane, me raketa balistike.

Një grup që e quan vetëm Rezistenca Islamike në Irak, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sipas Institutit të Uashingtonit për Politika në Lindje të Afërt, me bazë në Shtetet e Bashkuara, grupi është krijuar në fund të vitit 2023 dhe përbëhet prej shumë grupeve të armatosura, që janë të lidhura me Iranin, por veprojnë në Irak.

Ky grup e ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme tjera kundër forcave amerikane në javët e fundit.

Austin e ka lavdëruar “profesionalizmin” e personelit ushtarak amerikan në planifikim dhe kryerje të sulmeve në Irak, në kuadër të përpjekjeve për të shkatërruar grupin ekstremist Shteti Islamik (IS).

Austin ka theksuar se ai dhe presidenti amerikan, Joe Biden, “nuk do të hezitojnë të marrin masa” për t’i mbrojtur interesat amerikane.

“Nuk synojmë përshkallëzim konflikti në rajon. Jemi plotësisht të përgatitur për të marrë masa për të mbrojtur njerëzit tanë dhe objektet tona. U bëjmë thirrje këtyre grupeve dhe sponsorëve të tyre iranianë që t’i ndalin menjëherë këto veprime”, ka thënë ai.

Ushtria amerikane nuk ka ofruar hollësi se ku në Irak i ka sulmuar shënjestrat.

Trupat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar dhjetëra herë prej milicive të lidhura me Iranin, prej nisjes së luftës Izrael-Hamas në tetor të vitit të kaluar.

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit më 7 tetor 2023, pak pasi grupi ka kryer sulme vdekjeprurëse në tokën e tij, duke i lënë rreth 1.200 njerëz të vrarë.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë janë vrarë mbi 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

SHBA sanksionon ish-drejtorin e prokurimit në Ministrinë e Tregtisë, Nexhat Krasniqi

Kosova Times Kosova Times November 3, 2023
Shikoni aksionin e forcave speciale ukrainase kundër sistemit të fuqishëm raketor rus… (VIDEO)
Ahmetaj: Vendimi i BE-së për vizat me pasaporta ilegale serbe është i dëmshëm, Qeveria dështoi të mbrojë interesin e shtetit
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Bloomberg: BE dhe SHBA po zhvillojnë sanksione të reja kundër Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?