By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Temperatura apo politika: Pse nuk luajtën volejbollistët e Kosovës dhe Serbisë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Temperatura apo politika: Pse nuk luajtën volejbollistët e Kosovës dhe Serbisë?
Sport

Temperatura apo politika: Pse nuk luajtën volejbollistët e Kosovës dhe Serbisë?

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 2:30 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Federata e Volejbollit e Kosovës kërkoi nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) që t’i verifikojë pretendimet e Serbisë se nëntë lojtarë kishin temperaturë dhe se, për këtë arsye, kombëtarja e të rinjve nuk e zhvilloi ndeshjen me Kosovën.

Këtë e tha për Radion Evropa e Lirë Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Skuadra e volejbollit për meshkuj nën 18 vjeç e Serbisë nuk luajti një ndeshje kundër Kosovës më 21 janar në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Ndeshja u regjistrua me rezultatin zyrtar 3:0 në favor të Kosovës dhe kadetët e Serbisë e mbyllën garën në vendin e gjashtë – gjë që i eliminoi nga kualifikimet e mëtutjeshme.

Shpjegimi zyrtar ishte se nëntë lojtarë kishin temperaturë dhe kjo i pengoi të dilnin në fushë.

“Kjo mund të ndodhë, por ne nuk e besojmë këtë [arsyetim]. Kemi kërkuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit të konfirmojë nëse janë dorëzuar raporte mjekësore, se vërtet ky ka qenë rasti apo nuk kanë dashur të luajnë kundër Kosovës”, tha Gjinovci.

Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Çfarë tha Federata e Volejbollit e Kosovës?

Federata e Volejbollit e Kosovës tha më 22 janar se më shumë do t’i gëzohej suksesit të arritur në fushë sesa rezultatit të marrë “në tavolinë”.

“Sporti duhet të krijojë ura bashkimi, e Serbia, në këtë rast, ka dëshmuar përmes veprimeve të kësaj natyre se akoma nuk e ka këtë vullnet e gatishmëri”, u tha në deklaratën e saj.

Çfarë tha Federata e Volejbollit e Serbisë?

Federata e Volejbollit e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë se ndeshja nuk u luajt, sepse nëntë lojtarë ishin me temperaturë të lartë.

Sipas mjekut kujdestar, i cili përcaktohet nga vendi pritës, edhe delegatët është dashur ta konfirmojnë gjendjen shëndetësore të lojtarëve.

Federata serbe nuk i komentoi pretendimet e Prishtinës, se vendimi për të mos luajtur ndeshjen me Kosovën mund të jetë politik.

Serbia u diskualifikua

“Pasi përfundoi në vendin e gjashtë, ekipi kombëtar i Serbisë nuk e kaloi rundin tjetër [kualifikimin]”, tha për Radion Evropa e Lirë Konfederata Evropiane e Volejbollit.

Djemtë e humbën shansin për të garuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian…”

Ndryshe nga Serbia, Kosova kaloi në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Në turneun kualifikues në Strumicë, Serbia është dashur të luftonte për vendin e pestë me Kosovën.

Nikolla Jankoviq, gazetar i Sport Klubit në Serbi, i tha Radios Evropa e Lirë se kadetët serbë “janë përjashtuar nga i gjithë cikli kualifikues për moshën e tyre”.

“Djemtë e humbën shansin për të garuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian dhe duke pasur parasysh se ai është kualifikues për Kampionatin Botëror, e humbën shansin për të garuar edhe në Kampionatin Botëror”, tha Jankoviq.

“Kadetët serbë do ta kenë shansin e ardhshëm për të garuar kur të jenë dy ose tre vjet më të vjetër”, shtoi ai.

Konfederata Evropiane e Volejbollit dhe Shoqata Ballkanike e Volejbollit nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it nëse e kanë marrë kërkesën e Kosovës dhe nëse do t’i hetojnë pretendimet e Serbisë për lojtarët e sëmurë.

Ndërhyrjet e politikës në sport

Viteve të kaluara, në disa raste, politika mes Kosovës dhe Serbisë ishte vendimtare në garat sportive të skuadrave të tyre.

Dy lojtarë dhe një trajner me origjinë nga Serbia nuk morën pjesë në ndeshjen e Ligës Evropiane mes klubit sllovak, Slovan Bratislava, dhe klubit kosovar të futbollit, Feronikeli, në korrik të vitit 2019.

Atëkohë, ata thanë se ishte vendim i tyre personal dhe se askush nga Serbia nuk i kishte thirrur.

Ndeshja Mali i Zi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, u zhvillua në qershor të vitit 2019 pa selektorin e kombëtares malazeze, Lubisha Tumbakoviq, dhe dy lojtarë të lindur në Serbi, që luajnë edhe në ekipin Crvena Zvezda të Beogradit.

Ata refuzuan të luanin kundër kombëtares së Kosovës – gjë të cilën publiku e mori vesh pak orë para fillimit të ndeshjes.

Në mars të vitit 2018, Beogradi anuloi ndeshjen e planifikuar ndërmjet ekipeve të hendbollit për femra të Serbisë dhe Kosovës.

Si arsye, autoritetet serbe përmendën rrezikun e konflikteve të mundshme mes tifozëve serbë dhe policisë.

Paraprakisht, të djathtët publikuan video ku shiheshin tifozë serbë duke kënduar këngë nacionaliste në fshatin Kovillovo, jo shumë larg Beogradit, ku do të luhej ndeshja.

Pas këtij incidenti, Federata Evropiane e Hendbollit i pezulloi hendbollistet e reja të Serbisë nga kualifikimi në Kampionatin Botëror, njoftoi organizata.

Në disa raste, sportistët kosovarë nuk u lejuan as të hyjnë në territorin e Serbisë.

Një rast i tillë ndodhi në tetor të vitit 2021, kur boksierët e Kosovës nuk mundën të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror në Beograd.

Në atë kohë, autoritetet serbe nuk e lejuan ekipin 3-anëtarësh të Kosovës të hynte në Serbi, duke i thënë se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet e, rrjedhimisht, as simbolet shtetërore të Kosovës.

Në maj të vitit 2018, edhe ekipi i karatesë i Kosovës, në dy raste, tentoi ta kalonte kufirin me Serbinë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.

Garuesit nga Kosova u nisën më pas drejt Serbisë me veshje që nuk kishin simbole shtetërore.

Por, sportistët serbë u kthyen, po ashtu, nga kufiri i Kosovës.

Në tetor të vitit 2019, futbollistët e Crvena Zvezdës u kthyen nga pika kufitare e Jarinjës, në veri të Kosovës.

Ata ishin nisur për në Zveçan, në veri të Kosovës, ku do të luhej ndeshja me klubin Trepça nga Mitrovica e Veriut për Kupën e Serbisë. Atëkohë, policia e Kosovës tha se ka marrë urdhër që të mos e lejojë hyrjen e tyre në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, tha asokohe për Radion Evropa e Lirë se luajtja e ndeshjes zyrtare të klubeve serbe në territorin e Kosovës, është provokim i pastër dhe shkelje e statutit të Federatës Evropiane dhe asaj Botërore të Futbollit (UEFA dhe FIFA).

Po ashtu, basketbollistët e Partizanit të Serbisë nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë në dhjetor të vitit 2018.

Siç raportuan atëkohë zyrtarë të këtij klubi, policët u kanë thënë se duhet të kërkojnë leje për të hyrë në Kosovë.

You Might Also Like

Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë

Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras

Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi

Nis ndeshja – Shqipëri – Ser

Stadiumi `Air Albania` nis të mbushet me tifozë

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Odessa, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, u hapën zyrtarisht plazhet

Kosova Times Kosova Times August 13, 2023
Liderët e BE-së diskutojnë për zgjerimin dhe situatën në Kosovë
Të shtënat me armë në ahengje, në gusht ka konfiskuar 71 armë
I shpallur në kërkim për grabitje banesash në Itali, arrestohet pas disa vitesh në arrati “skifteri” shqiptar
Serbia urdhëron “të ndërpritet” festivali “Mirëdita, dobar dan”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?