By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia dhe Irani pajtohen për shmangien e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia dhe Irani pajtohen për shmangien e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme
Rajon / Botë

Turqia dhe Irani pajtohen për shmangien e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 11:23 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se me homologun e tij iranian, Ebrahim Raidis, janë pajtuar për nevojën e shmangies së hapave që do të mund të kërcënonin edhe më shumë stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Takimi i Erdoganit dhe Raisit u zhvillua tri muaj pas nisjes së luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Turqia, që mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez, ka kritikuar ashpër Izraelin për ofensivën e tij në Gazë, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka mbështetur hapa ligjorë që Izraeli të ndiqet penalisht për gjenocid.

Për dallim nga aleatët e tij perëndimorë dhe disa shtete arabe, Turqia – që është anëtare e NATO-s – nuk e konsideron Hamasin grup terrorist. Ky grup radikal palestinez kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, gjë që nxiti kundërpërgjigjen ushtarake të Izraelit në Gazë.

Irani udhëheq të ashtuquajturin “Bosht të rezistencës”, një koalicion ku bëjnë pjesë Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura myslimane shiite në rajon, grupe që janë përleshur me Izraelin dhe aleatët e tij perëndimorë. Teherani po ashtu ka shprehur mbështetje për Hamasin.

Duke folur në konferencën për media pas takimit me Raisin në Ankara, Erdogani tha se dy udhëheqësit kanë diskutuar për dhënien fund të sulmeve “çnjerëzore” të Izraelit në Gazë dhe për nevojën e ndërmarrjes së hapave drejt një paqeje të drejtë dhe afatgjatë në rajon.

“Ne u pajtuam për rëndësinë e frenimit nga hapat që do të mund të kërcënonin edhe më shumë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, tha ai, duke shtuar se dy shtetet po ashtu janë pajuar që të vazhdojnë bashkëpunimin ndaj kërcënimeve ndërkufitare të militantëve.

Pavarësisht kritikave të ashpra, Ankaraja mban lidhje tregtare me Izraelin, duke nxitur kritika brenda shtetit, por edhe në Iran.

Raisi e akuzoi ShBA-në se po mbështet ato që i cilësoi si krime të Izraelit kundër palestinezëve në Gazë dhe përsëriti thirrjen e Teheranit për shtetet myslimane që të ndërpresin raportet ekonomike dhe politike me Izraelin.

“Ajo çfarë po ndodh në Palestinë dhe Gazë është krim kundër njerëzimit… dhe SHBA-ja e Perëndimi po mbështesin këto krime. Ndërprerja e raporteve ekonomike dhe politike me këtë regjim sigurisht që do të kishte ndikim te regjimi Zionist [referencë për shtetin e Izraelit] që t’i japë fund këtyre krimeve”.

Turqia dhe Irani kanë raporte të ndërlikuara dhe nuk pajtohen për shumë çështje, kryesisht për luftën civile në Siri.

Atje, Ankaraja ka mbështetur rebelët që synojnë të largojnë nga pushteti presidentin Bashar al-Assad dhe ka kryer disa inkursione në veri të Sirisë kundër militantëve, ndërkaq Teherani mbështet Qeverinë siriane të Assadit. Turqia së fundi ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar raportet me Damaskun.

Vizita e Raisit në Turqi ishte shtyrë dy herë, pasi ai fillimisht ishte paraparë që ai të qëndronte në Ankara në nëntor të vitit 2023.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Edhe opozita po premton si pozita dikur

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Genci Nimanbegu jep dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Malit të Zi
Bislimi: Janë pesë kritere për statutin e Asociacionit
Për nder të 28 Nëntorit, nesër ditë pushimi në Kosovë
Dyshohet për një të plagosur me armë zjarri në Klinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?