By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik
January 9, 2026
Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin
January 9, 2026
Rusia me Oreshnik godet Ukrainen: “Kjo është hakmarrja për Valdajn!’
January 9, 2026
VIDEO Bukuroshet nëpër Kiev këndojnë ‘Të dua, Moskë!’, por ndëshkohen shumë shpejt
January 9, 2026
Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ahmeti: Kosova edhe një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ahmeti: Kosova edhe një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Lajme

Ahmeti: Kosova edhe një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/25 at 12:13 PM
Kosova Times Published January 25, 2024
Share
SHARE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, pas vizitës së përbashkët me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se Kosova është edhe një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sipas Ahmetit,  nga vizita e përbashkët me kryeparlamentarin Konjufca dhe delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), u kuptua që hapat e menjëhershëm të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës pas publikimit të raportit të Juristëve Eminent, kanë reflektuar pozitivisht në përparimin e procesit të anëtarësimit.

“Shqyrtimi dhe adresimi i rekomandimeve të Juristëve Eminent nga Grupi Koordinues për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës; miratimi nga Qeveria i Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Anëtarëve të tyre; miratimi nga Qeveria i Kornizës së Indikatorëve për të Drejtat e Njeriut, që për referencë ka standardet e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian; gatishmëria e kryeministrit për takime të shpeshta dhe të rregullta me përfaqësuesit e komuniteteve etnike; nga ana e raportueseve dhe Komiteteve përkatëse janë shënuar si përparime të shpejta dhe serioze”, ka shkruar Ahmeti.

Zëvendësministri i MPJD-së ka thënë se përveç plotësimit të standardeve dhe adresimit të suksesshëm të rekomandimeve të Juristëve Eminent, lobimi i vazhdueshëm i Qeverisë dhe Kuvendit ka rezultuar në një mbështetje të madhe nga Grupet Politike dhe delegatët në APKiE, sikurse nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në KE për anëtarësimin e shpejt të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Gatishmëria e institucioneve të Kosovës për adresimin e rekomandimeve të dhëna nga Këshilli i Evropës në njërën anë dhe mbështetja e madhe politike në APKiE dhe Komitet të Ministrave të KE në anën tjetër, do të duhej të përktheheshin në anëtarësim të shpejt dhe meritor të Republikës së Kosovës, në mënyrë që qytetarët e saj, veçanërisht komunitetet pakicë, të mos privohen nga mbrojtja e të drejtave të tyre nëpërmjet mekanizmave të Këshillit të Evropës”, ka përfunduar Ahmeti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës

75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati

Moti në Shqipëri, me reshje shiu dhe bore, ulen temperaturat

Kosova Times January 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Spahiu: Jam e përkushtuar t’i mbaj vlerat që përcaktojnë misionin e RTK-së

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
“Travel off Path”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar këtë verë
Dokumentet sekrete zbardhin me ke kane bere biznes mercenrate ruse
Osmani në Lezhë: Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe
Kurti: KFOR-i nuk do të duhej të ishte i heshtur ndaj sulmit që kishte mandat ta parandalonte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?