By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vdes ikona e arsimit Ali Gashi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vdes ikona e arsimit Ali Gashi
Lajme

Vdes ikona e arsimit Ali Gashi

Kosova Times
Last updated: 2024/01/25 at 11:49 PM
Kosova Times Published January 25, 2024
Share
SHARE

Pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë vdiq ish-drejtori i parë shqiptar i shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, i cili gjatë viteve nëntëdhjetë ishte i pakompromis në mbrojtjen dhe ruajtjen e sistemit arsimor në gjuhën shqipe.

Ali Gashi shkollën fillore e kreu në shkollën “Avni Rrustemi” në Mramor, ndërsa shkollën e mesme “Miladin Popoviq” (normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filologjik, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Prishtinë.

Punoi si mësues, arsimtar dhe profesor në shkolla të ndryshme si në SHF “Avni Rrustemi” në Mramor; në SHF ”Zenel Hajdini” në Prishtine; në SHMM ”Ali Sokoli” në Prishtinë; në Gjimnazin “Xhevdet Doda” gjithashtu në Prishtinë; dhe që nga viti 1978 punoi në shkollën “Hasan Prishtina”. Në këtë shkollë punoi si zëvendësdrejtor i shkollës prej vitit 1978-1989. Prej vitit 1988 e deri në muajin nëntor të vitit 1999 punoi si drejtor i kësaj shkolle. Nga viti 1999 dhe deri në vitin 2001, kur edhe u pensionua, punoi si drejtor i shkollës edhe në SHF “Asim Vokshi” në Prishtinë.

Ali Gashi në procesin arsimor punoi gjithsej 35 vjet. Nga këto vite, 15 vjet punoi si mësimdhënës, ndërsa më se 20 vjet punoi si zëvendësdrejtor dhe drejtor i kësaj shkolle dhe i SHF “Asim Vokshi” në Prishtinë, kur edhe u pensionua si invalid i punës.

Është nderuar shumëherë me mirënjohje nga kolektivi i SHF ”Hasan Prishtina”. Posedon mirënjohjet e të gjitha kolektiveve ku ka punuar, të cilat i janë ndarë gjatë punës së tij të suksesshme.

Gjatë punës si drejtor në këtë shkollë në vitin 1994, nga gjykata e atëhershme serbe u dënua me gjashtë muaj burg, për rezistencë dhe thirrje në rezistencë ndaj regjimit serb.

Ngushëllime familjes por edhe kolektivit dhe nxënësve e ish-nxënësve për të cilët u sakrifikua shumë herë gjatë kohës sa ishte pjesë e kolektivit të shkollës të cilën e vizitoi çdo herë për festat e shkollës.

Në korrik të vitit 2020, drejtori Ali Gashi u nderua me mirënjohje për kontributin atdhetar dhe për veprimtari kombëtare edhe nga kryeministri i Kosovës z.Hashim Thaçi.

Do të mbeteni përherë i paharruar në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës për të cilën sakrifikuat aq shumë.

Drejtoria, kolektivi dhe nxënësit e SHF&SHMU “Hasan Prishtina” në Prishtinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

Afërdita Bytyqi zgjidhet anëtare e KGJK-së nga radhët e Gjykatës së Apelit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit

Ambasada Gjermane në Kosovë nderon viktimat e Holokaustit

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në Tiranë

Kosova Times January 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Belgjikë, bashkatdhetarët tanë vendosën qirinj në nderim të heroit Bunjaku

Kosova Times Kosova Times September 28, 2023
Horoskopi ditor për 8 Dhjetor 2023!
Mot sot i vranët dhe me riga shiu
Raportohet për përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
Szunyog takon Teodosijen, thekson rolin që mund të luajë Kisha Ortodokse në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?