By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
May 18, 2025
Horoskopi ditor për 18 maj 2025
May 18, 2025
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: INPO fton Kuvendin e Prishtinës të shfuqizojë vendimin për këmbimin e pronave të paluajtshm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > INPO fton Kuvendin e Prishtinës të shfuqizojë vendimin për këmbimin e pronave të paluajtshm
Lajme

INPO fton Kuvendin e Prishtinës të shfuqizojë vendimin për këmbimin e pronave të paluajtshm

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 7:47 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Organizata INPO ka ftuar Kuvendin e Komunës së Prishtinës që të shfuqizojë vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme, siç thuhet, në pronësi të Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit me qëllim të ruajtjes së ligjshmërisë dhe parandalimit të shpërdorimit eventual të pronës së paluajtshme komunale.

INPO ka bërë vlerësimin e vendimit për këmbimin e pronave mes komunës dhe personave fizik, dhe ka gjetur një varg shkeljesh dhe mos plotësim të kushteve ligjore.

“Neni 24.2. i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës (LDhShKPPK) ka përcaktuar se “Prona e paluajtshme e komunës mund të këmbehet vetëm për sigurimin e pronës për qëllime të përmbushjes së interesit publik, në përputhje me kompetencat ligjore të nivelit të qeverisjes lokale”. Nisur nga fakti se interesi publik është kriteri kryesor që lejon këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës dhe rëndësisë kruciale të arsyetimit të një vendimi administrativ, do të mjaftonte vetëm kjo arsye që ky vendim të konsiderohej i kundërligjshëm, pasi që Kryetari i Komunës ka dështuar të argumentoj se si përmes këtij këmbimi synohet të përmbushet ndonjë interes publik i komunës apo qytetarëve të saj”, thuhet në sqarimin e INPO-s.

Më tej thuhet se “në dispozitivin e vendimit thuhet se “Këmbimi i pronave të paluajtshme me pronarët e cekur në pikën II të Vendimit, është bërë për shkak të realizimit të Planit rregullues “Prishtina e Re – Zona Qendër”, i miratuar me Vendimin e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, 01 nr. 035-18686′., të dt. 02.10.2013”. Ky këmbim është paradoksal me qëllimin që citohet në dispozitivin e këtij vendimi. Kjo pasi prona e cila përmes këtij këmbimi u jepet personave fizik është pikërisht prona që gjendet në zonën ku synohet realizimi i këtij projekti. Pra, përderisa thuhet se synimi është realizimi i planit rregullues “Prishtina e re”, pikërisht në këtë pjesë u jepet prona personave fizik. Ndërsa, për këtë synim, merret një pronë në Zonën Kadastrale në Zllatar, që gjeografikisht nuk ka të bëjë asgjë me projektin “Prishtina e re – Zona Qendër””.

“Neni 24, paragrafi 3 i LDhShKPPK përcakton se “Për fillimin e procedurave të këmbimit të pronës së komunës, obligohet kryetari i komunës që paraprakisht të siguroj një raport zyrtar të vlerësimit se nuk ekzistojnë prona tjera të komunës të përshtatshme për këtë qëllim”. Ky raport i mungon si vendimit ashtu edhe propozim vendimit që i ka paraprirë nxjerrjes së vendimit. Si rrjedhojë, as ky kriter i lejueshmërisë së këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës nuk është përmbushur”.

NPO gjithashtu thotë se “ Paragrafi 4 i nenit 24 të LDhShKPPK përcakton se “Në bazë të rekomandimeve nga raporti profesional nga paragrafi 3 i këtij neni, prona e cila këmbehet duhet të jetë shpall paraprakisht nga Kuvendi i Komunës si pronë me interes publik, përveç nëse nevoja për pronën e tillë arsyetohet në planet zhvillimore të komunës”. Vendimi nuk jep arsyetim as për këtë çështje derisa në bazë të procedurës së ndjekur, duke pasur parasysh vendimin dhe propozimin që i ka paraprirë nxjerrjes së këtij vendimi, shihet qartazi se edhe ky kriter është anashkaluar”.

“Paragrafi 5 i nenit 24 të LDhShKPPK, që përcakton se “Për realizimin e këmbimit të pronës paraprakisht duhet të jenë të siguruara mjetet financiare për realizimin e projektit me interes publik”. Para marrjes së vendimit as ky kriter nuk është përmbushur”.

Gjithashtu, sipas INPO, “Paragrafi 5 i nenit 25 të LDhShKPPK ka përcaktuar se “Komuna duhet të sigurojë vlerësimin e pronës së paluajtshme të komunës e cila është planifikuar për këmbim, në bazë të legjislacionit përkatës në fuqi”. Neni 3.1.1.14 i këtij Ligji përcakton se “Organi për vlerësimin financiar të pronës e cila këmbehet – nënkupton organin i cili bën vlerësimin financiar të pronës në kuadër të ministrisë përgjegjëse për financa”.  Në pikën IV të dispozitivit të vendimit është theksuar se “Para shpalljes publike të vendimit, do të bëhet vlerësimi i kualifikuar i vlerës së tregut të pronës së paluajtshme të Komunës dhe vlerësimi i pronës private, ku do te përcaktohen sipërfaqet e sakta të këmbimit”. Çuditërisht, kjo dispozitë vendoset në vendimin i cili tanimë është shpallur publikisht. Ndërsa, ky vendim, përfundimtar në procedurë administrative, nxirret pa u përmbushur ky element procedural. Pra, vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës nxirret pa vlerësim të tregut të pronave të cilat këmbehen”.

INPO thotë se të gjitha këto mangësi në plotësimin e kritereve ligjore të vendimit dhe procedurës së ndjekur për këmbimin e pronave mes komunës dhe personave fizik, e bëjnë këtë vendim të kundërligjshëm dhe arbitrar që nuk i shërben interesit publik dhe cenon rëndë besimin e qytetarëve në punën e organit më të lartë vendimmarrës në komunë, Kuvendit.

“Për më tepër, raportimet e medias se personat fizik me të cilët është bërë këmbimi i pronave, kanë qenë klientë apo bashkëpunëtorë të Kryetarit të Komunës para se ky i fundit të zgjidhej, ngrisin dyshime të bazuara rreth ekzistimit të konfliktit të interesit në këtë proces dhe anëtarët e  Kuvendit duhet të sigurohen se situatat e konfliktit të interesit të shmangen sipas standardeve ligjore në mënyrë që vendimmarja të jetë e ligjshme dhe në shërbim të interesave të përgjithshme të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë të grupeve apo personave të caktuar”.

Tutje, sipas INPO-s, debati publik dhe situata e krijuar pas raportimeve të medieve rreth këtij vendimi ka cenuar skajshmërisht besimin e publikut në organet vendimmarrëse të komunës. Heshtja e Kuvendit të Komunës, si organ i cili ka miratuar këtë vendim, fuqizon edhe më tepër dyshimet e bazuara për mungesën e ligjshmërisë së vendimit dhe integritetit të tërësishëm të këtij procesi.

“Andaj, bazuar në kompetencat e dhëna sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Rregulloren (MAPL) Nr. 02/2021 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin të Akteve të Komunës, dhe sipas autorizimeve të nenit 55 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë në këtë çështje, INPO i  bën thirrje Kuvendit Komunal që në mbledhjen e radhës ta shfuqizoj këtë vendim”, thuhet në reagimin e INPO-s.

Ndryshe, Instituti i Kosovës (IKD) ka dorëzuar të enjten (25.01.2024) në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin për Çështje Administrative padi për inicim të konfliktit administrativ kundër Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

E kishin marrë me qira, makina e turistëve në Berat shpërthen në flakë

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Ngjarjet e ditës
Kongresi miratoi projektligjin për mbështetjen e përkohshme të qeverisë
ShBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?