By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IPK nis procedurë disiplinore ndaj zyrtarit që e ndryshoi raportin për rastin në Podujevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IPK nis procedurë disiplinore ndaj zyrtarit që e ndryshoi raportin për rastin në Podujevë
Lajme

IPK nis procedurë disiplinore ndaj zyrtarit që e ndryshoi raportin për rastin në Podujevë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 10:27 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar të premten se ka përfunduar vlerësimin për veprimet e policisë lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, Lulzim Fejzullahu, pas ngritjes së disa çështjeve të cilat janë paraqitur si shqetësim në opinion (sidomos rreth raportimeve fillestare nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh për këtë incident).

Sipas IPK-së, nga shqyrtimi i dosjes së rastit, video incizimet e kamerave të sigurisë si dhe shkresat tjera të lëndës nga Stacioni Policor Podujevë, pasqyrohet se koha e reagimit të njësive policore dhe emergjencës së qytetit nga momenti i thirrjes deri në vendin e ngjarjes ka qenë i shpejtë.

“Rreth 3 deri 4 minuta, nga pranimi i informatës deri në arritjen në vend të ngjarjes të njësisë policore, si dhe rreth 9 minuta i arritjes së ekipit të emergjencës mjekësore të qytetit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se veprimet hetimore në terren, ruajtja e vendit të ngjarjes, trajtimi i viktimës, sigurimi i video incizimeve dhe njoftimi i njësive relevante dhe prokurorisë, është bërë në kohë dhe sipas Kodit të Procedurës Penale dhe procedurave parapara policore.

“Arrestimi, intervistimi, dërgimi në qendrën e mbajtjes, sigurimi i zyrtarit Qendrës për punë sociale, janë administruar sipas procedurës të paraparë me Kodin e Procedurës Penale dhe procedurat policore. Përpilimi i dosjes së rastit nga zyrtarët e Stacionit Policor të Podujevës është i kompletuar dhe pa mangësi”, thuhet në njoftimin për media.

IPK-ja tutje njofton se nga analizimi dhe shqyrtimi i shkresave të lëndës që lidhen me aktivitetin hetimor të Sektorit Rajonal të Hetimeve (video incizimeve, raporteve për veprimet hetimore, raporteve forenzike, komunikimi me prokurorinë dhe shkresave tjera), ka vlerësuar se të gjitha veprimet e lartcekura janë ndërmarrë sipas afateve procedurale dhe përmbajnë të gjitha elementet e kërkuara sipas Kodit të Procedurës Penale.

“IPK ka verifikuar nëse në incidentin fillestar i cili ka ndodhur më 13.01.2024 tek lokali (berber) në mes të viktimës L. F dhe njërit nga të dyshuarit ka pasur prezent ndonjë zyrtar policor. Nga shqyrtimi i deklaratave të dëshmitarëve dhe dokumenteve, kuptohet se në ngjarjen e cila ka ndodhur në lokal në kohën kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë prezent ndonjë zyrtar policor, por veç personave tjerë ka qenë një zyrtar i Shërbimit Korrektues, i cili është identifikuar nga dëshmitarët e intervistuar me autorizim të Prokurorit nga Njësia e Hetimeve Rajonale të policisë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

IPK-ja ka njoftuar gjithashtu se ka krahasuar dhe analizuar raportet e shpejta që janë dërguar nga Stacioni Policor Podujevë në Qendrën Operative Komunikuese Rajonale në Prishtinë dhe raportin e shpejtë të cilin kjo qendër e ka përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Nga analiza dhe krahasimi rezulton se këto raporte nuk kanë përmbajtje të njëjtë. IPK ka gjetur se dosja hetimore e rastit përmban raportin e shpejt të përpiluar nga Stacioni Policor Podujevë, raport i cili ka përshkrimin e ngjarjes sipas fakteve dhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes.

“Raporti i parë i publikuar nga Qendra Operative Koordinuese dhe Komunikues se DPP, (raporti i cili përmban informacionin se viktima është i therur me thikë), është ndryshuar nga zyrtari i Qendrës Operative Komunikuese Rajonale Prishtinë. Ky ndryshim është bërë bazuar në komunikimin që zyrtari i kësaj Qendre ka pasur me Stacionin Policor në Podujevë, të cilët këto informacione i kanë dhënë bazuar në informatat e para nga zyrtarët policorë që kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur thika në afërsi të personit të lënduar”.

“I njëjti raport është dorëzuar në ditën e njëjtë në Prokurori së bashku me Kallëzimin penal, ndërsa raporti i ndryshuar nga zyrtari i Qendrës Operative Komunikuese Rajonale Prishtinë është përcjellë vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë (dhe i njëjti raport është publikuar në raportin 24 orësh nga PK-ja më 15.01.2024)”, thuhet mes tjerash.

Përkundër ndryshimit të këtij raporti i cili ka krijuar konfuzion në publik, pas analizimit të të gjithë dokumentacionit dhe intervistave të zhvilluara, IPK vlerëson se ky lëshim nuk ka ndikuar në integritetin e hetimit dhe kualifikimin fillestar të rastit, pasi që dosja hetimore është dorëzuar në prokurori brenda ditës së incidentit para se të dërgohet raporti i shpejtë në Drejtorinë e Përgjithshme dhe e njëjta përmban të gjitha informacionet e sakta sipas video-incizimeve të vendit të ngjarjes (disa ditë para publikimit të video-incizimit të incidentit në medie).

“Megjithatë, duke vlerësuar ndjeshmërinë e rastit dhe paqartësitë që ka krijuar ky lëshim në publikimin e raportit 24 orësh, IPK ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit përgjegjës dhe do të procedohet në Drejtorinë përgjegjëse për hetime disiplinore brenda Policisë së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Krahas kësaj, IPK-ja ka njoftuar se do të iniciojë një inspektim për të analizuar dhe vlerësuar mënyrën e raportimit dhe komunikimit si dhe hartimin e raporteve të shpejta në të gjitha nivelet brenda Policisë së Kosovës.

Realizimi i këtij inspektimi thuhet se bëhet me qëllim për të nxjerrë në pah dobësitë eventuale të raportimit dhe komunikimit dhe për të dhënë rekomandime drejt përmirësimit së performancës policore në këtë fushë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj kërkon nga SHBA të kontribuojë në forcimin e FSK-së

Kosova Times Kosova Times February 3, 2023
Tubacioni i gazit shpërtheu në rajonin e Sverdlovsk (Video)
Lavrov tha se Rusia nuk do të ishte e kënaqur me një armëpushim në Ukrainë
Meze Baba Ganoush
Trump: Unë udhëheq Amerikën dhe botën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?