By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si u bë gjenocidi një krim i dënueshëm ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Si u bë gjenocidi një krim i dënueshëm ndërkombëtar
Rajon / Botë

Si u bë gjenocidi një krim i dënueshëm ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 6:33 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania naziste të 6 milionë hebrenjve në Holokaust, bota u bashkua rreth një motoje tashmë të njohur: Kurrë më. Një element kyç i aspiratës që ngjarje të tilla të mos përsëriteshin më, ishte hartimi i një konvente për të parandaluar dhe ndëshkuar atë që shpesh quhet krimi i krimeve: gjenocidi. Me procesin në Gjykatën Ndërkombëtare, Izraeli përballet me akuzat për një krim, pasojat e të cilit i ka vuajtur populli i tij.

Konventa u hartua në 1948, viti i krijimit të shtetit të Izraelit. Tani Gjykata e Lartë e Drejtësisë po i kërkon Izraelit që të parandalojë gjenocidin, pasi Afrika e Jugut e akuzoi për kryerjen e një krimi, pasojat e të cilit janë të rrënjosura thellë në identitetin e tij kombëtar.

Mary Ellen O’Connell, profesoreshë e së drejtës dhe studimeve ndërkombëtare të paqes në Universitetin Notre Dame, thotë se arsyeja se pse ekziston konventa e gjenocidit është e lidhur drejtpërdrejt me përpjekjet e nazistëve për eliminimin e popullit hebre.

“Pra të akuzohet për gjenocid është, natyrisht, jashtëzakonisht problematike, një sfidë e madhe për identitetin e Izraelit si shtet, i cili u krijua për të parandaluar gjenocidet e ardhshme kundër popullit hebre. Kjo çështje shihet me shumë seriozitet,” thotë profesoresha O’ Connell.

http://199.192.21.43/2024/01/26/gjnd-ja-thote-se-ka-juridiksion-per-te-vendosur-ne-rastin-e-afrikes-se-jugut-kunder-izraelit

Chimène Keitner, Profesoreshë e Drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë, shpjegon se ky proces është “paraprak” dhe se nuk bëhet fjalë për një gjyq penal.

“E vërteta është se ka pasur vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore tek të dyja anët e këtij konflikti prej dekadash. Mendoj se vëmendja duhet të jetë tek gjetja e një rruge që njerëzit që jetojnë në atë rajon të jetojnë në paqe dhe siguri dhe të garantojmë që asnjëra palë të mos ta trajtojë palën tjetër në mënyrë çnjerëzore në këtë konflikt kaq të vështirë dhe në dukje të pazgjidhshëm.”

Konventa e vitit 1948 për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, e përkufizon atë si veprime “të kryera me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”.

Ky përkufizim përfshihet edhe në Statutin e Romës, baza për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si një nga krimet nën juridiksionin e saj, së bashku me krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e agresionit.

Kjo gjykatë ndjek penalisht individë dhe është e veçantë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila vendos për mosmarrëveshjet mes vendeve.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pjesa e shkëputur e Moldavisë dëshiron të shpallë bashkimin me Rusinë?

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
Komuna e Drenasit mban aktivitete pë 28 nëntorin
Fotografia e gazetarit të CNN tregon se sa pikëllues ishte takimi në Shtëpinë e Bardhë për ukrainasit
Gjeneralmajor ukrainas: Asnjë dorëzim territori. Kjo është situata reale në Pokrovsk
Rama publikon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?