By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Suedia ka një zgjidhje të shkëlqyer për pastrimin e rrugëve dimërore
January 10, 2026
Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta
January 10, 2026
Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi
January 10, 2026
Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit
January 10, 2026
Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të shtunën bëhet lansimi i Projektit “Safeguarding the Future”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Të shtunën bëhet lansimi i Projektit “Safeguarding the Future”
Sport

Të shtunën bëhet lansimi i Projektit “Safeguarding the Future”

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 5:46 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Të shtunën, më 27 janar 2024 do të bëhet lansimi i projektit “Safeguarding the Future”, me ç’rast do të organizohet konferenca e parë për media në kuadër të këtij projekti nga ora 12:30 në hotel ‘Four Points by Sheraton Prishtina’.

Në konferencë do të marrin pjesë zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Në konferencë do të jenë të pranishëm edhe Presidenti i Federatës së Basketbollit të Bullgarisë, Georgi Glushkov dhe Drejtoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Projekteve Speciale, Eleonora Rangelova, si dhe Drejtori i Ligës dhe Garave në Federatën e Basketbollit të Estonisë, Henri Ausmaa.

Krahas tyre në konferencë do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të Bordit të FBK-së, përfaqësues nga institucione të tjera të Kosovës, mediat në vendin tonë, si dhe grupe të tjera të interesit të FBK-së.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është fituese e projektit SAFEGUARDINGTHEFUTURE në kuadër të Erasmus +, në të cilin projekt FBK është koordinatore, përderisa partnere të saj janë Federata e Basketbollit të Estonisë, Federata e Basketbollit të Bullgarisë dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (ShTBK).

“Qëllimi kryesor i projektit është të ndërmarrë veprime për të mbrojtur njerëzit nga çdo lloj abuzimi në basketboll. Për ta bërë këtë, projekti do të krijojë sisteme mbrojtëse për të gjitha federatat kombëtare të basketbollit, në Kosovë, Estoni dhe Bullgari. Ky projekt do të zgjasë 18 muaj, duke filluar nga janari 2024 deri në qershor 2025”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Duhet theksuar se ky është projekti i dytë i fituar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në Erasmus+, pas projektit PROMISE që ka për qëllim të promovojë përfshirje dhe pjesëmarrje më të madhe të vajzave dhe grave në basketboll në të gjitha nivelet e përgjegjësisë përmes hartimit, zbatimit dhe vlerësimit të një programi të ndërhyrjes.

PROMISE është një partneritet bashkëpunimi me 7 organizata nga 6 vende evropiane (Spanja, Irlanda, Kosova, Portugalia, Bullgaria dhe Franca).

You Might Also Like

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

OVL-UÇK: Provat serbe në Hagë, motiv shtesë për të protestuar nesër

Kosova Times Kosova Times August 6, 2025
Njësia e zjarrëfikësve ne Ferizaj funksionon pa kapacitet të plotë
Abdixhiku pret një delegacion 30 anëtarësh të CSU në krye me ish-kryeministrin bavarez, shpalos detaje për takimin
Bie nga shtegu i shkëmbinjve të Velloit dhe vdes
Osmani: Serbia po kërcënon me masa antiligjore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?