By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FShF sjell ekspozitën unike të legjendës italiane të futbollit, Paolo Rossi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > FShF sjell ekspozitën unike të legjendës italiane të futbollit, Paolo Rossi
Sport

FShF sjell ekspozitën unike të legjendës italiane të futbollit, Paolo Rossi

Kosova Times
Last updated: 2024/01/27 at 7:12 PM
Kosova Times Published January 27, 2024
Share
SHARE

Me iniciativën dhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit do të inaugurohet më 1 shkurt ekspozita mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të famshëm italian, Paolo Rossi.

Pas suksesit të madh në ekspozitat e para në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia dhe Zyrih mbërrin edhe në Tiranë ekspozita e quajtur “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”.

Falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, qeverisë, Fondacionit “Paolo Rossi” dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri, ky event i rëndësishëm ndërkombëtar do të jetë i hapur falas për publikun në Muzeun Kombëtar nga data 1 deri më 24 shkurt në Tiranë.

“Në ceremoninë e inaugurimit, që do të zhvillohet në ambientet e Muzeut Kombëtar më 1 shkurt duke nisur nga ora 16:00, do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Presidenti i FShF-së, Armand Duka, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, bashkëshortja e Paolo Rossit, Federica Cappelletti, ish-trajneri Arrigo Sacchi, ish-futbollistët e famshëm Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli gjithashtu dhe arbitri izraelit i finales së Botërorit 1982, Itali–Brazil, Abraham Klein”, thuhet në njoftimin e FShF-së.

Gjithashtu të ftuar do të jenë edhe personalitete të futbollit shqiptar si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

“Hapësirat e ekspozitës, të cilat do të përshkruajnë në mënyrë kronologjike jetën dhe karrierën e Paolo Rossit, janë realizuar falë investimeve të rëndësishme për një projekt shumë të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar përsa i përket inovacionit dhe ndërtimit të ekspozitës mbi jetën e një personazhi të fushës të sportit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF-së.

Në veçanti, ekspozita do të paraqesë nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane me mbi 500 relike unike përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm:

Topin e Artë të vitit 1982 nga “France Football”

Trofeun e Këpucës së Artë të golashënuesit më të mirë të Botërori “Spanjë 1982”

Trofeun e Topit të Artë si lojtari më i mirë Botërorit “Spanjë 1982”

Bluzën e finales së Botërorit “Spanjë 1982”

Këpucët e tripletës në ndeshjen ndaj Brazilit

Ekspozita gjithashtu do të presë në ambientet e saj një projekt të realitetit virtual, që do t’i japë mundësinë vizitorëve të përjetojnë edhe njëherë tre golat ndaj Brazilit të ulur në tribunat e stadiumit të vjetër “Sarrià” në Barcelonë.

You Might Also Like

Mourinho: Bëra gabim që shkova në Turqi, nuk është niveli im kulturor

Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s

Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag

Vedat Muriqi sërish shënon gol për Mallorca-n

Kosova Times January 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjendet i vdekur diplomati amerikan në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times June 26, 2024
Biden: Angazhimi i ShBA-së për sigurinë e Izraelit është ‘i hekurt’
Der Spiegel: A po i hakmerret Vuçiç presidentit amerikan përmes projektit të dhëndrit të Trump në Beograd?
Gasperini e sheh të jashtëzakonshme ndeshjen me Real Madrid
U vendos që varret e “vagneritëve” të mbusheshin me beton pranë Samarës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?