By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këngëtarët shpërfaqën prapaskenat e idesë së Vuçiqit për “Ballkanin e Hapur”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Këngëtarët shpërfaqën prapaskenat e idesë së Vuçiqit për “Ballkanin e Hapur”
Opinion

Këngëtarët shpërfaqën prapaskenat e idesë së Vuçiqit për “Ballkanin e Hapur”

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 2:13 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Koment i Redaksisë Kosovatimes

Një nga këngëtaret e famshme nga Bosnja Selma Bajrami me baba shqiptar dhe nënën boshnjake, i është ndaluar hyrja në Serbi për shkak se në një emision ka bërë me duar shenjën e shqiponjës dykrenor. Një pjesë e madhe e mediave ka filluar ta linçojnë. Në se ndiqet një logjik e tillë atëherë një përqindje të madhe të këngëtarëve serbë ve nuk duhet lejuar të hyjnë në Kosovë , pasi shpesh ngrisin tre gishtat si simbol të Serbisë së Madhe,

Sipas asaj logjike, as 70 për qind e Serbisë nuk mund të hynin në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse i ngrenë tre gishtat si simbol të Serbisë së Madhe dhe sot të botës serbe, ndaj e përshëndesin botën me simbolet nën të cilat u krye gjenocidi dhe krimet e luftës.

Në Kosovë, në mediat serbe çdo ditë qarkullojnë lloj lloj figurash politike e civile që fyejnë rendin kushtetues, fyejnë viktimat e luftës dhe kalojnë pa ndonjë ndëshkim. Këtë shkrim nuk e bëjë si thirrje për të ndëshkuar dikë, por për të shpërfaqë atë luftën e ndyrë hibride ndaj vendit tonë. Madje edhe fëmijët kanë filluar ti vënë në shërbim të propagandës dhe ngritjes së vetëdijes nacionaliste tek gjeneratat e të miturve dhe adoleshencës. Muajt e fundit nëpër televizionet e Serbisë me tone nacionaliste po e prezantojnë një këngëtare adoleshente Pavlina Radovaoviq nga Rahoveci i cila interpreton këngë nekrofilike. Këngët e saj disa mundohen ti arsyetojnë kinse me të jetuarit në “geto serbe” të rrethuar nga terroristët. Dhe jo vetëm që nga mediat serbe por edhe ato ruse servohen të pavërteta. Për ti dhënë peshë këngëtares së re atë e quajnë një mrekulli nga Kosova. Rrjedh nga një familje që ruan traditën e vjetër serbe, frymën ortodokse dhe i vendos vlerat familjare para çdo gjëje. “Është bukur të jesh serb nga Kosova, sigurisht, por është shumë e vështirë të jetosh, këtë do ta përsëris një mijë herë, kujtdo që më pyet – ne serbët nga Kosova mbajmë një kryq të madh dhe do ta mbajmë atë kryq bashkë derisa të vdesim”, ka thënë ajo në një intervistë. Manastiri serb i Hilandariy asaj i ka nda një bursë për shkollim. Për ta mbajtur si nj pasqyrë për gjeneratën e saj në Serbi kujdeset televizionit K1 i këngëtarit serb Zhelko Joksimoviq i cili është pronar i agjencisë Tanjug si një servis i aparatit shtetëror. Për këtë këngëtare dhe jetën e saj të quajtur “Bilbili nga kopshti burgosur” është bërë edhe një film. Për të kultivuar sa më shumë frymën nacionaliste tek moshat e mitura, mediet serbe manipulojnë me fëmijë. Kështu një i mitur i quajtur Rastko Glisic i cili flet si një i rritur, e shfaqin shpesh nëpër televizione dhe rrjete sociale. Kështu i keqpërdorin si pjesë të manipulimit të opinionit publik. Duke e eksponuar ai ka tërhequr vëmendjen e publikut me një rrëfim për Kosovë por edhe për këngëtaren. Një abuzim i ngjashëm sikundër me fëmijët tjerë që i dërgonin në promovimin e librit të Sheshelit “Dëshmitari mbrojtës i Sllobodan Millosheviqit në Gjyqin e Hagës”. Se cfarë bëjnë prindërit e tyre dhe pse i tolerojnë e të qenurit pjesë e manipuluar me vlera të tilla që mund ti përsërisin të keqen që ndodhi në vendet e rajonit gjatë luftës së viteve 90 te shekullit të kaluar. A mund të quhen vlera kur fëmijët mësohen të gënjejnë dhe të urrejnë kombet e tjera. Propaganda politike nacionaliste, bartësit e së cilës ishin mjetet e informimit, përgatiti dhe kushtëzoi opinionin publik për luftë, duke ndihmuar kështu dhunën më të keqe të kryer në kuadër të programeve politike kombëtare. Është e turpshme për mediat përmes të miturve të “ushqejnë” publikun me lajme dhe komente të të bazuara në të pavërteta. Kësaj valle i është bashkangjitur edhe mediat e huaja. Kështu në një moment vetë drejtori i Institutit për Çështje Evropiane në Serbi Leo Beshiri, i është adresuar përfaqësimit të agjencionit rus të lajmeve në Beograd RT”: “Dëshiroj të përshëndes redaksinë e Rašatuday ( siç.) me shpresën se së shpejti do të ndaloheni si një gazetë propagandistike keqdashëse që përhap urrejtje, informacione të rreme…” A thua si do të ndihej Serbia nëse Kosova do tia ndalonte akëcilit artistë që fyejnë publikisht vendin tonë?

Jovana Markoviq , ministre dhe nënkryetare e Qeverisë së Malit të Zi gjatë mandatit teknik të Dritan Abazoviqit , u torturua verën e kaluar në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, që mund të shpjegohej vetëm me një arsye: kundërshtimin e saj energjik ndaj projektit të Ballkanit të Hapur.

Në të njëjtën ditë, të hënën, më 22 janar, kur këngëtarja Selma Bajrami u kthye në shtëpi nga aeroporti i Beogradit, në Shkup u mbajt një takim me titull “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”. Ndonëse në takim morën pjesë liderët e vendeve të rajonit asnjëri prej tyre nuk iu referua asaj fantazmë, krijimtari mimike të Aleksandar Vuçiqit. Si do ta arsyetonte Vuciq idenë e Ballkanit të hapur në rastin e këngëtares Bajrami. Apo si do të arsyeton veprimin e tij Vulin me listat e pasagjerëve të padëshiruar në këtë rast të Bajramit, karshi promovimit të tregut të përbashkët të punës: “Nuk mund të tregosh simbolet e Shqipërisë së Madhe dhe të marrësh para në Serbi” ka thënë  Vulin . Pë r të dhe sojin e tij, është i mundur fyerja e kombeve tjera nga ana e këngëtarë ve të tyre ndërsa shfaqja e simbolit tonë assesi nuk bënë sepse rrezikon tregun e përbashkët të punës!. Një medie nga Sarajeva kishte konstatuar mirë kur theksoi kalimi i kufirit me Serbinë do të jetë një lotari e madhe për këdo që e shikon realitetin në mënyrë kritike dhe i quan gjërat me emrin e tyre të vërtetë. Këto veprime që demaskojnë “dëshirat “ e integrimit rajonal të lidershipit serb morën sërish goditje pas konfliktit të armatosur në Banjskë që uli nivelin e ujit të politikës “rajonale” të Vuçiqit, e ktheu atë në një ndërhyrës evropian dhe e izoloi dhe delegjitimoi ndërkombëtarisht.

You Might Also Like

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

India dhe Franca do të zhvillojnë një plan të ri paqeje për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Lukashenka: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse
Kurti kujton Presidentin Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes
Ministri francez i Mbrojtjes foli në telefon me Shoigu
Kurti: Kemi shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?