By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shtëpitë në Itali po shiten për vetëm një euro, megjithatë praktikisht nuk ka asnjë kërkesë
October 25, 2025
Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik
October 25, 2025
Rama: Qeverisja dhe transformimi digjital, pjesë e dialogut global
October 25, 2025
Pas vjedhjes në Luvër, disa nga ekspozitat u transportuan në Bankën e Francës
October 25, 2025
Dmitriev: Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë “pranë një zgjidhjeje diplomatike”
October 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet Punëtoria e Parë në kuadër të projektit “Safeguading the Future”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Mbahet Punëtoria e Parë në kuadër të projektit “Safeguading the Future”
Sport

Mbahet Punëtoria e Parë në kuadër të projektit “Safeguading the Future”

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 4:30 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Është mbajtur Punëtoria e Parë në kuadër të projektit “Safeguarding the Future”.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është fituese e këtij projekti në kuadër të Erasmus +, në të cilin projekt FBK është koordinatore, përderisa partnere të saj janë Federata e Basketbollit të Estonisë, Federata e Basketbollit të Bullgarisë dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK).

Sekretarja e Përgjithshme Elvira Dushku në fjalimin hapës  iu uroj mirëseardhje federatave anëtare për këtë projekt në Kosovë. Më pas, ajo foli për rëndësinë e projektit “Safeguarding the Future” dhe krijimin e politikave për këtë projekt të rëndësishëm.

“Përgjegjësia kolektive bëhet më e rëndësishme pas përfundimit të këtij projekti. Të tri Federatat presin me padurim implementimin e këtyre politikave, me synim që të krijojnë një mjedis basketbolli të sigurt për të gjithë”, tha Dushku.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së falënderoi gjithashtu Mimika Dobroshin, Koordinatoren e Zyrës së Erasmus+ për Kosovën, për mbështetjen në projektet lidhur me Erasmus+.

Edhe Dobroshi, u shpreh e lumtur që Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm dhe më e rëndësishmja është bartëse e tij.

“Federata e Basketbollit e Kosovës është organizata e parë sportive në Ballkan që është bërë bartëse e këtij projekti.”

Dobroshi shtoi se ide e projekteve  të Erasmus+ është shtrirja e politikave nga federata tek klubet: “Pikërisht për këtë duhet të jetë projekti Erasmus+, diçka që do të shkojë nga niveli i federatës, të krijohet një lloj politikash dhe zbatimi që do të shtrihet deri tek klubet dhe subjektet sportive, sidomos në vendet e Ballkanit”.

Kujtojmë se dje është organizuar edhe konferenca për media, duke lansuar zyrtarisht këtë projekt.

Të pranishëm ishin edhe Presidenti i Federatës së Basketbollit të Bullgarisë, Georgi Glushkov dhe Drejtoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Projekteve Speciale, Eleonora Rangelova, si dhe Drejtori i Ligës dhe Garave në Federatën e Basketbollit të Estonisë, Henri Ausmaa.

Projekti është i ndarë në pesë paketa të punës dhe të gjitha këto do të udhëhiqen nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën Bullgare dhe Estoneze, si dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës.

Paketa e parë ka të bëjë me Menaxhimin e Projektit në tërësi prej muajit të parë deri në atë të fundit.

Në paketën e dytë do të bëhet një hulumtim nga një kompani/organizatë në të tri shtetet. Kjo paketë do të zgjasë prej muajit shkurt deri në maj.

Ndërkaq paketa e tretë ju takon ekspertëve/eve që do të angazhohen në hartimin e politikave/udhëzuesve të Safeguardin në bazë të hulumtimit të kryer në të tri shtetet. Kjo paketë do të zgjasë prej muajit qershor deri në muajin tetor.

Paketa e katërt fillon në muajin nëntor dhe përfundon në muajin shkurt 2025. Në këtë paketë do të bëhet zhvillimi i strategjisë së komunikimit për mbrojtjen e politikave, udhëzimeve dhe procedurave.

Paketa e pestë apo e fundit fillon në janar 2024 dhe përfundon në qershor 2025 dhe ka të bëjë me monitorimin vlerësimin e projektit.

You Might Also Like

Arbitri i Euroligës arrestohet në një operacion të madh. Ai është anëtar i një klani të rrezikshëm të Beogradit

Ostlund pas fillimit të punës me Kosovën: “Do të hyjmë me energji të re”

Arrestohen 180 tifozë të Napolit në Eindhoven para ndeshjes me PSV-në

MKRS: Punimet në stadiumin e Gjilanit po zhvillohen me intensitet

Tifozët sulmojnë autobusin në Itali. Vdes shoferi pasi goditet me me tull

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Ballkani në tryezën e Evropës, një takim kyç për të ardhmen e rajonit

Kosova Times Kosova Times July 1, 2025
Amerikanët publikojnë videon e sulmit në Karaibe
Shqiptarët kryesojnë në 16 komuna në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Policia konfiskon armë në Mitrovicë dhe Vushtrri
Maia Sandu fitoi zgjedhjet presidenciale në Moldavi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?