By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB bën thirrje për vazhdimin e financimit të agjencisë së ndihmës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB bën thirrje për vazhdimin e financimit të agjencisë së ndihmës në Gazë
Rajon / Botë

OKB bën thirrje për vazhdimin e financimit të agjencisë së ndihmës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 1:06 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje shteteve që të vazhdojnë financimin e agjencisë kryesore që ofron ndihmë në Gazë, pasi dhjetëra punëtorë të agjencisë u akuzuan se kanë marrë pjesë në sulmin në Izrael që nxiti luftën katër muaj më parë.

Më 7 tetor, Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmoi jugun e Izraelit, duke nxitur luftën e fundit.

Mosmarrëveshjet lidhur me agjencinë kryesore që dërgon ndihmë për palestinezët vijnë në kohën kur zyrtarët amerikanë thanë se negociatorët janë afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte dy muaj ndalje të dhunës më vdekjeprurëse ndonjëherë mes izraelitëve dhe palestinezëve, që ka nxitur paqëndrueshmëri në mbarë Lindjen e Mesme.

Antonio Guterres paralajmëroi se agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur me akronimin UNRWA, do të detyrohet të reduktojë ndihmën për më shumë se 2 milionë palestinezë në shkurt. Enklava bregdetare është mbërthyer nga një krizë e rëndë humanitare, me çerekun e popullsisë që po përballet me uri.

“Aktet e neveritshme të supozuara të këtyre anëtarëve të stafit duhet të kenë pasoja”, tha Guterres përmes një deklarate.

“Por, dhjetëra mijëra burra dhe gra që punojnë për UNRWA-në, shumica nga të cilët punojnë në situatat më të rrezikshme për punëtorët humanitarë, nuk duhet të penalizohen. Nevojat e mëdha të popullatës së dëshpëruar për të cilët ata shërbejnë, duhet të përmbushen”, shtoi ai.

Ai tha se nga 12 punëtorët e akuzuar për pjesëmarrje në sulm, nëntë janë larguar nga puna menjëherë, një është konfirmuar i vdekur dhe “identiteti i dy të tjerëve duhet të qartësohet”. Guterres tha se të gjithë do të mbahen përgjegjës, përfshirë edhe me ndjekje penale.

UNRWA ka një staf prej 13.000 personash në Gazë, pothuajse të gjithë palestinezë. Kjo agjenci ofron shërbimet bazike, nga kujdesi shëndetësor e deri tek edukimi për familjet palestineze që janë larguar nga ai që është Izraeli i sotëm gjatë luftës së vitit 1948, rreth periudhës kur u krijua Izraeli. Kjo agjenci ka zgjeruar operacionet gjatë luftës, duke udhëhequr vendstrehime ku po strehohen qindra mijëra persona të zhvendosur së fundi.

Mbi 2 milionë nga 2.3 milionë banorë të territorit varen “për mbijetesë” nga agjencia, përfshirë për furnizime ushqimore dhe strehim, tha drejtori i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, duke paralajmëruar se kjo ndihmë “mund të kolapsojë tani në çdo kohë”.

ShBA-ja, që është donatorja më e madhe e agjencisë, menjëherë pezulloi ndihmën gjatë fundjavës, dhe njësoj vepruan edhe shtete të tjera sikurse Britania, Gjermania dhe Italia.

Në luftën Izrael-Hamas janë vrarë mbi 26.000 palestinezë sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë, janë shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe janë zhvendosur pothuajse 85 për qind e popullsisë së territorit. Gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit janë vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe janë rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Dy zyrtarë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, thanë se negociatorët amerikanë po bëjnë përparim drejt një marrëveshje të mundshme, sipas së cilës, Izraeli do të pauzonte operacionet ushtarake ndaj Hamasit për dy muaj në këmbim të lirimit të mbi 100 pengjeve.

Zyrtarët, që folën në kushte anonimiteti për shkak të negociatave të ndjeshme, thanë se kushtet e marrëveshjes ende nuk janë caktuar, por pakti është paraparë që të zbatohet me dy faza. Në fazën e parë prej 30 ditësh, Hamasi do të lironte gratë, të moshuarit dhe pengjet e plagosura. Marrëveshja, që ende nuk është arritur, po ashtu bën thirrje që Izraeli të lejojë më shumë ndihmë humanitare në Gazë.

Mbi 100 pengje, shumica gra dhe fëmijë, u liruan nëntorin e vitit të kaluar në këmbim të lirimit të 240 palestinezëve që ishin të burgosur nga Izraeli.

Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Bill Burns, pritet të bisedojë për kornizën e marrëveshjes kur të takohet më 28 janar me David Barnea, kreun e agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad, me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, shefin e inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamel. Bisedimet do të përqendrohen në negociatat për lirimin e pengjeve.

Pavarësisht përparimit në bisedime, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të shtunën mbrëma gjatë një konference për media përsëriti qëndrimin se lufta do të vazhdojë deri në “fitoren absolute”, përfshirë shtypjen e Hamasit.

You Might Also Like

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës

Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi

Pluhuri i Saharasë mbuloi Athinën

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prodhim rekord kokaine në Kolumbi

Kosova Times Kosova Times October 19, 2024
Kuvendi miraton Projektligjin për pagat
Veç zgjedhjet e reja e “shpërlajnë” hipokrizinë dhe servilizmin e deputetëve dhe partive politike!
Hajdari thotë se u rritën eksportet dhe u përmirësua bilanci tregtar
Mbreti i Suedisë uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e pavarësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?