By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump dhe Biden vazhdojnë fushatat për Shtëpinë e Bardhë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump dhe Biden vazhdojnë fushatat për Shtëpinë e Bardhë
Rajon / Botë

Trump dhe Biden vazhdojnë fushatat për Shtëpinë e Bardhë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 7:02 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Presidendi Biden dhe ish-Presidenti Trump po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet paraprake, ndërsa rezultatet në shtetet Ajova dhe Nju Hampshër, tregojnë për një mundësi të madhe të përballjes për herë të dytë mes tyre.

Presidenti Joe Biden po zhvillon fushatë këtë fundjavë në Karolinën e Jugut me synimin për të përçuar mesazhin se ai është besnik ndaj shtetit që e ndihmoi atë gjatë fushatës së vitit 2020 dhe vendosmërinë për të rifituar besimin e votuesve afrikano-amerikanë në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Votuesit me ngjyrë luajtën një rol vendimtar për demokratin Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por anketat tregojnë se mbështetja e tyre për presidentin ka rënë.

“Ju jeni arsyeja pse unë jam president. Ju jeni arsyeja pse Kamala Harris është zëvendëspresidente, një arritje historike. Dhe ju jeni arsyeja pse Donald Trump është një ish president i mundur. Ju jeni arsyeja që ne do të fitojmë dhe do ta mposhtim atë përsëri”, tha Presidenti Joe Biden gjatë një tubimi në Karolinën e Jugut.

Gjatë fjalimit të tij zoti Biden u ndërpre disa herë nga protestues pro palestinezë, të cilët u larguan menjëherë nga forcat sigurisë.

Ndër të tjera zoti Biden shprehu gatishmërinë për të marrë masa ekstreme për të kufizuar imigracionin në kufirin e vendit me Meksikën, ndërsa ligjvënësit vazhdojnë bisedimet për një reformë në politikat e imigracionit. Zoti Biden tha se ai do ta mbyllte kufirin “menjëherë”, nëse një projektligj i tillë, do të miratohej.

Por zoti Trump akuzoi administratën Biden lidhur me situatën në kufi gjatë një fjalimi të shtunën në Las Vegas. Ai tha se nëse do të fitonte Shtëpinë e Bardhë, Teksasi do të ketë mbështetjen e plotë të administratës së tij për të siguruar kufirin me Meksikën. Ai tha se fluksi i emigrantëve ishte një katastrofë dhe “pushtim” i vendit.

“Nën Joe Biden-in, vendi ynë po vdes. Kufijtë janë të hapur, janë një plagë e madhe që lejon futjen e drogës, krimit dhe miliona kalime të paligjshme në vendin tonë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin tonë”, tha zoti Trump.

Ish-Presidenti Trump ka shprehur pakënaqësi mbi faktin që rivalja e tij e fundit në kampin republikan, Nikki Haley, nuk ka pranuar të tërhiqet nga gara.

Në një tubim në Karolinën e Jugut të shtunën, zonja Nikki Haley tha se vendosmëria e saj për të qëndruar në betejën për të fituar emërimin e Partisë Republikane po shkakton dëshpërim për zotin Trump.

“Zgjedhjet paraprake treguan rritjen e mbështetjes dhe një Donald Trump-i të çekuilibruar. Ai shfaqi nervozizëm në podium dhe fliste për hakmarrje”, tha zonja Haley.

Ajo përmendi moshën e zotit Trump, mungesën e detajeve të politikave të tij dhe problemet ligjore me të cilat përballet.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kosova në udhëkryq mes shtetndërtimit dhe rrënimit

Kosova Times Kosova Times June 17, 2025
Pjesë të kafkës së Beethovenit kthehen në Vjenë
Fshehja e gjurmëve të vdekurve rus në luftën ne Ukrainë
Pakistani akuzon Iranin për një sulm vdekjeprurës
Rama përgënjeshtron Pecin: Nuk i keni pasur të kompletuar dokumentacionin, kjo është arsyeja e vonesës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?