By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së
Lajme

Hovenier kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/01/29 at 4:16 PM
Kosova Times Published January 29, 2024
Share
SHARE

Ambasadori i SHBA-së Jeff Hovenier, ka kërkuar që të shtyhet zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro. Në një prononcim për media, ai ka theksuar se ky vendim i BQK-së nuk duhet të ndikojë negativisht tek qytetarët.

“Ne besojmë se kjo rregullore, mund të ketë pasoja që nuk janë menduar plotësisht. Pra, ajo që po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave, të japin pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullatat e prekura të mos ndikohen negativisht”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara absolutisht e pranojnë Kushtetutën e Kosovës.

“Mendoj se është e qartë se ne ndihmojmë në mbështetjen e procesit të miratimit të tij dhe mbështesim dispozitat e tij. Dhe ne presim që Kushtetuta në tërësinë e saj të zbatohet plotësisht në këtë rast konkret. Ne besojmë se kjo rregullore (një pjesë e saj), mund të kenë pasoja që nuk janë menduar plotësisht”, ka thënë ai.

Hovenier ka thënë se një pjesë e kësaj rregullore shkon me atë se çka kanë kërkuar prej kohësh nga Kosova, por se duhet të zgjidhen disa çështje.

“Njerëzit të cilët kanë marrë pagesa në një mënyrë të caktuar kanë marrëveshje për të marrë pagesa në një mënyrë tjetër, se nuk ka njeri që vuan nga rregullimi. Ne respektojmë absolutisht autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës për të rregulluar transaksionet financiare në mbarë Kosovën. Kjo është përgjegjësia e tyre dhe besoj se një pjesë e kësaj rregulloreje shkon në diçka që ne dhe shumë të tjerë e kemi kërkuar prej kohësh, që është sigurimi i kontrolleve të duhura financiare për të shmangur krimet financiare, pastrim parash, financim terrorizmi, gjëra të tilla. Por ne besojmë se nevojitet kohë, nevojitet periudha e tranzicionit dhe disa çështje duhet të zgjidhen, nga këndvështrimi ynë, duket se nuk janë zgjidhur ende”, ka thënë ai.

Gjatë ditës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, të cilit i ka shprehë shqetësimin e SHBA-së, përzbatimin e operacionit me para.

“Sot pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët”, ka shkruar në rrjetin social X ambasadori amerikan.

Në një deklarim të përbashkët për këtë çështje, edhe vendet e QUINT-it janë shprehur të shqetësuara për ndikimin e rregullores, duke theksuar ndikimin në shkolla e spitale.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia. Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë më të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik”, thuhet në njoftim e bërë të dielën.

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times January 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Për sa kohë që kanë raketa nuk do ndalen”, Zelensky paralajmëron: Ukrainasit të bëhen gati për sulme të reja nga Rusia

Kosova Times Kosova Times November 28, 2022
Parlamenti i Koresë së Jugut voton për shkarkimin e presidentit
Në Izrael po flitet gjithnjë e më shumë për luftë me Turqinë
Ahmeti takon diplomatin nga Bangladeshi, veçohet diplomacia ekonomike
Rrusta për deklaratën e Sveçlës: Skandal i përmasave të papranueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?