By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parlamenti turk i heq mandatin deputetit të burgosur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Parlamenti turk i heq mandatin deputetit të burgosur
Rajon / Botë

Parlamenti turk i heq mandatin deputetit të burgosur

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 8:04 PM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Të martën, Parlamenti i Turqisë i hoqi mandatit e deputetit një ligjvënësi të burgosur të opozitës, pas një vendimi gjyqësor, duke komplikuar më tej një përplasje të paprecedentë midis dy prej gjykatave më të larta të vendit.

Can Atalay, 47 vjeç, u zgjodh deputet majin e kaluar si përfaqësues i Partisë së Punëtorëve të Turqisë (TIP), një aleate e partisë së madhe pro-kurde DEM, ndërsa vuante një dënim prej 18 vjetësh burgim.

Ai u dënua në prill 2022 pasi u shpall fajtor për përpjekje për të përmbysur qeverinë nën dyshimet për organizim të protestave mbarëkombëtare në 2013, bashkë me 6 persona të tjerë dhe me filantropin turk Osman Kavala, i cili gjendet gjithashtu në burg.

Të gjithë të pandehurit i mohuan akuzat ndaj tyre. Protestat shënuan sfidën më të madhe për Tayyip Erdogan përgjatë dy dekadave të tij në pushtet, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president.

Atalay arriti të kandidonte në zgjedhjet parlamentare të majit pasi asokohe gjykata më e lartë e Turqisë, Gjykata e Kasacionit, nuk e kishte lënë në fuqi dënimin e tij. Por gjykata vendosi në shtator, që të linte në fuqi dënimin e tij, duke e ndërlikuar çështjen.

Gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi më pas, dy herë, në tetor dhe dhjetor, se burgimi i tij shkelte të drejtën e Atalay për t’u zgjedhur. Por Gjykata e Kasacionit refuzoi në të dyja rastet lirimin e tij, me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte antikushtetues, një veprim që ngjalli një krizë gjyqësore.

Nënkryetari i parlamentit Bekir Bozdag, një anëtar i Partisë në pushtet të Erdogan, njoftoi të martën, se Gjykata e Kasacionit la në fuqi dënimin e zotit Atalay, duke i hapur rrugën heqjes së mandatit të tij si anëtar i parlamentit.

Kryetari i partisë së Atalay, Erkan Bas, e cilësoi vendimin e Gjykatës së Kasacionit si “jokushtetuese” dhe tha se parlamenti kishte shkelur gjithashtu kushtetutën duke i hequr mandatin ligjvënësve të burgosur. Edhe partitë e tjera opozitare kritikuan gjithashtu vendimin.

Erdogan ka bërë thirrje më parë për një kushtetutë të re, për të zgjidhur përplasjen midis gjykatave më të larta të Turqisë, por partia e tij nuk ka dalë me ndonjë propozim për këtë çështje.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shkencë

Sonda e Kinës kthehet në Tokë me mostrat e para nga pjesa e largët e Hënës

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
Begaj pret aktivistë të diasporës nga 11 shtete të SHBA-së
Arne Slot zyrtarisht merr ‘timonin’ e Liverpool-it
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë
Takimi përgatitor i Trump shtyhet papritur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?