By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një fermë peshku dhe karkalecash deti është bërë një hit turistik në Kinë, dhe ja pse
November 23, 2025
Këto kube çokollate janë shumë të shijshme dhe mund t’i hani para ose pas një stërvitjeje në vend të një kokteje proteinash
November 23, 2025
Pjekja e preferuar e së dielës për 4 persona
November 23, 2025
Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë
November 23, 2025
Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ahmetxhekaj: Reforma e rikthen RTK-në në binar, duhet rritje e buxhetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ahmetxhekaj: Reforma e rikthen RTK-në në binar, duhet rritje e buxhetit
Lajme

Ahmetxhekaj: Reforma e rikthen RTK-në në binar, duhet rritje e buxhetit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 2:52 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka theksuar se reforma do të mundësojë që transmetuesi publik “të kthehet në binar”.

Ai ka potencuar nevojën e rritjes së buxhetit nga Kuvendi i Kosovës.

“Reforma që e kemi prezantuar në bord, parashikon që RTK mund të funksionojë me 10% staf më pak se sa që ka tani. Kemi të bëjmë me fuzionim të shumë departamenteve, në një lloj centralizimi. Po parashikojmë t’i ulim nivelet menaxhuese nga 126 në 76, për të rregulluar pozitat e redaktorëve, gazetarëve, që të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare se si duhet të funksionojë një media”, ka thënë Ahmetxhekaj.

Po shqyrtohet programi i shpenzimeve të RTK-së

Komisioni për buxhet dhe financa është duke shqyrtuar programin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën janar-qershor. Për 6 mujorin e parë të vitit, buxheti parashihet të jetë 4 milionë e 400 mijë euro.

Nënkryetarja e Bordit të RTK-së, Albulena Mehmeti ka thënë se planifikohet të shpenzohet 50% e buxhetit të plotë.

“Buxheti i RTK-së është i ndarë me shumën e njëjtë sikur vitin e kaluar. Pra këtë vit është 8 milionë e 960 mijë euro, e cila përbën 81.51% të buxhetit. 13.19% janë të hyra nga marketingu dhe rrjete sociale, konkretisht 1 milion e 450 mijë euro. 2.27% apo 250 mijë euro janë të ndara nga MKRS për Festivalin e Këngës, 3.2% janë fondi rezervë që barten nga viti në vit. Gjithsej RTK do të operojë në vitin 2024 me 10 milionë e 911 mijë e 861 euro”, ka deklaruar ajo.

Anëtarët e komisionit kanë pasur pyetje edhe për reformën e RTK-së, e cila synon ristrukturimin e institucionit për brenda. Mehmeti ka thënë se ende procesi është duke vazhduar dhe se duhet të bëhen disa ndryshime në draft.

“Me reformë i rregullojmë të gjithë punëtorët e sektoreve. Reforma parasheh specifikimin e departamenteve, sa punëtorë do të ketë në departamente. Organogrami i RTK-së është i ngarkuar, duke shkuar në eliminimin e pozitave, sepse ka pozita që paguhen shumë por s’kanë përshkrime të punës”, ka thënë ajo.

Tutje Mehmeti ka thënë se mosaprovimi i draftit fillestar ka ardhur për shkak se kalkulimi i pagave ka qenë i realizuar në mënyrë horizontale dhe s’ka qenë gjithëpërfshirës.

 

You Might Also Like

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Abdixhiku: Xhemail Mustafa ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë

Rama thërret konferencë për media

Pse nuk duhet të lani kurrë rroba në 40 gradë

KQZ: Një javë afat për partitë politike për formim të koalicioneve

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bashkëpunimi Kinë-ShBA nuk është opsion, por urgjencë, thotë ministri kinez

Kosova Times Kosova Times January 5, 2024
Si i përgatiti propaganda rusët për një pushtim të Ukrainës
Zelensky në OKB kundërshtoi negociatat me Rusinë dhe bëri thirrje për “detyrimin” e Putinit për të pranuar paqen
Luboteni udhëton drejt Izraelit, merr pjesë në ‘Challenge Cup’
Kosovarët janë në kredi 4.1 miliardë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?