By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj: Qeveria e ardhshme duhet të formohet nga partitë opozitare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj: Qeveria e ardhshme duhet të formohet nga partitë opozitare
Lajme

Haradinaj: Qeveria e ardhshme duhet të formohet nga partitë opozitare

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 6:50 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mohuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet partisë së tij dhe Vetëvendosjes gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në një intervistë për Radio Kosovën ai ka thënë se beson që qeveria e ardhshme duhet të formohet nga partitë opozitare në vend.

Lideri i AAK-ës ,Ramusha Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka lënë anash çështjet ekzistenciale për qytetarët e Kosovës që lidhen me ekonominë. Duke folur në një intervistë për emisionin “Radio Fokus”, në Radio Kosovë, Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti bënë tregti me çështje të Kosovës. Ai ka folur edhe për zgjedhjet parlamentare që mund të mbahen këtë vit.

“ Ky është rrezik që qeveria tani të mos këtë në fokus çështjet reale të qytetarëve por më shumë të fokusohet në atë që po e quaj propagandë, për ta mbuluar çdo gjë me propagandë. Qeveria e vendit, në këtë rast edhe kryeministri Kurti, realisht po bënë tregti me çështje të Kosovës për rejtingun e vet, për popullaritetin e vet, në këtë rast po bënë tregti edhe me sigurinë”, tha ai.

Haradinaj ka mohuar që AAK-ja mund të hyjë në një koalicion me Vetëvendosjen.

“Jo! Ne besojmë që është interes i Kosovës që Qeverinë e Kosovës ta  krijojë opozita. Unë nuk kam kushte apo preferencë për një post, por preferoj që të arrijmë një marrëveshje të një koalicioni opozitar. Mendoj që është në shëndetin e demokracisë dhe në atë të partive politike që edhe njëherë të ndodhë ndryshimi, reflektim prej atyre që kanë qenë në pushtet për periudhën që vjen, përgjegjësi dhe punë prej atyre që do të marrim punë. Pra, jemi më të interesuar për një qeveri nga opozita”, theksoi Haradinaj.

Lideri i AAK-ës, Ramusha Haradinaj, tha se raketat “Javeline” janë porositur në kohën kur ai ishe kryeministër.

“Sistemi Javelin, po është porositë atëherë, nuk është i vetmi, por ka implikime edhe më shumë sepse ka edhe disa radar e mekanizma të tjerë të nevojshëm, sepse ky është një lloj sistemi që mund të quhet edhe sulmues, por edhe mbrojtës, kundër mjeteve të motorizuara dhe të blinduara”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për zhvillimet politike në vend, duke kërkuar unitet nga forcat politike në vend për çështje të interesit nacional.

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Nuk ishte në UÇK, Nezir Mehmetaj mbahet në burgjet serbe për krime lufte

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Dy raketahedhës termobarikë ‘legjendarë’ rusë me vlerë 15 milionë dollarë u shkatërruan nga dronët FPV ukrainas
Sa na kushton dashuria e Vuçiqit dhe Si-së: 3.7 miliardë deri më tani
Koreja e Veriut kërcënon me “asgjësim” Korenë e Jugut dhe ShBA-në
Zëvendësshefi i NATO-s: Rusia po pëson humbje edhe jashtë fushëbetejës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?