By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Takohet Këshilli Kombëtar i Pagesave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Takohet Këshilli Kombëtar i Pagesave
Financa

Takohet Këshilli Kombëtar i Pagesave

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 4:05 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Këshillit Kombëtar i Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave përmes zgjerimit të përfshirjes dhe rritjes së bashkëpunimit ndërmjet akterëve të tregut në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës, mbajti mbledhjen e parë pas rifunksionalizimit, me anëtarësi të zgjeruar.

Ky Këshill shërben si një organ këshillimor në mbështetje të reformave në fushën e pagesave dhe rritjes së sigurisë së Sistemit Kombëtar të Pagesave. Sipas njoftimit të BQK-së, këtë takim e përshëndetën me fjalë hyrëse guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili dhe ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Guvernatori Ismaili në hyrje të takimit ri-themelues dhe hapës për vitin 2024, u shpreh se një sistem i shëndoshë dhe efikas i pagesave, në sistemin financiar të Republikës së Kosovës mbështetë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit financiar, rritjen e stabilitetit financiar, duke krijuar kështu një klimë në të cilën investitorët mund të zgjerojnë bizneset e tyre dhe se e bën tregtinë më të lirë dhe u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime.

“Një sistem i zhvilluar financiar i pagesave ku pagesat realizohen me kosto të arsyeshme dhe me
efikasitet në kohë e bëjnë tregtinë më të lirë dhe mundësojnë që firmat konkurruese të rriten dhe t’u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime”, theksoi Ismaili.

Sipas tij një sistem i zhvilluar i pagesave siguron zvogëlimin e efekteve negative dhe siguron integritet në sistemin financiar të vendit.

“Njëkohësisht, një sistem i zhvilluar i pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro, zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave, mbrojtjen e konsumatorit dhe avancimin e praktikave të tregut, zvogëlimin e efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qasjen e shtuar në shërbimet financiare dhe gjithëpërfshirjen financiare”, potencoi guvernatori.

I pari i BQK-së shtoi se avancimi i sistemit të pagesave do të përshpejtoj qasjen e Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave të Bashkimit Evropian të njohur si SEPA dhe Sistemin e Pagesave të Shpejta të Bashkimit Evropian i njohur si TIPS, si objektiv strategjik i BQK-së.

Duke përmendur Planin Strategjik 2024-2028 të BQK-së, guvernatori Ismaili listoi disa nga aktivitetet që janë planifikuar dhe që lidhen me fushën e sistemit të pagesave. Ai renditi disa nga veprimet tashmë të ndërmarra në aspektin rregullativ dhe ligjor, si përgatitje drejt zbatimit të Planit.

“Avancimi i sistemit të pagesave paraqet sfida të konsiderueshme si nga perspektiva e BQK-së ashtu edhe nga ajo bankave dhe institucioneve financiare jobankare dhe për këtë kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë. Kujdes i veçantë duhet t`i kushtohet rreziqeve qe sjellin këto zhvillime, me theks tek ato kibernetike dhe jo vetëm”, vuri në pah Ismaili.

Sipas njoftimit, edukimi financiar do të jetë në fokusin e BQK-së, krahas avancimit të praktikave të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve. Prandaj, do të organizohen dhe mbështetën kampanja për edukimin financiar të përdoruesve të shërbimeve të pagesave lidhur me përfitimet, mënyrën e realizimit, sigurinë dhe rëndësinë e pagesave digjitale/elektronike.

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parandalohet kontrabanda e stimulantëve seksualë përmes rrugëve malore

Kosova Times Kosova Times January 8, 2024
Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin
Lëndohet rëndë 20-vjeçari në Gjakovë pas shpërthimit në shtëpinë e tij
Ministria e Jashtme e Kinës i ka quajtur të pavërteta informacionet se Pekini po diskuton dërgimin e paqeruajtësve të tij në Ukrainë
Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?