By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE, frikë se konflikti në Gazë mund përhapet në të gjithë rajonin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE, frikë se konflikti në Gazë mund përhapet në të gjithë rajonin
Rajon / Botë

BE, frikë se konflikti në Gazë mund përhapet në të gjithë rajonin

Kosova Times
Last updated: 2024/02/03 at 8:38 PM
Kosova Times Published February 3, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin rreth njoftimeve se ushtria izraelite po synon të vijojë betejën kundër militantëve të Hamasit në qytetin Rafah, që ndodhet në kufirin mes Rripit të Gazës me Egjiptin. Mbi 1 milion palestinezë janë zhvendosur në këtë qytet për t’u shpëtuar luftimeve. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të shtunën se konflikti ka të ngjarë të përhapet në të gjithë rajonin nëse nuk arrihet një armëpushim.

Në qytetin Rafah, që ndodhen në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, janë zhvendosur mbi 1 milion vetë, në një përpjekje për t’i shpëtuar luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin mbi mundësinë e përhapjes së konfliktit mes një situate të tensionuar në rajon edhe nga sulmet e fundit ajrore amerikane ndaj dhjetëra objektivave në Irak dhe Siri, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së tre ushtarëve amerikanë.

“Izraeli po vijon aktivitetin e tij ushtarak në jug, duke i shtyrë njerëzit drejt kufirit egjiptian. Ka 1 milion njerëz që janë zhvendosur në mënyrë progresive drejt kufirit egjiptian. Ata thanë se kjo do ishte një zonë e sigurt. Por në fakt, çfarë po shohim është se bombardimet po prekin popullatën civile dhe kjo po krijon një situatë shumë të rëndë”, tha Josep Borrell, Shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Deklaratat e shefit të politikës së jashtme të BE-së pasuan paralajmërimin që bëri të enjten ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant. Ai tha se pasi trupat izraelite të “pastrojnë qytetin jugor të Khan Younis, nga ku janë larguar dhjetëra mijëra njerëz, ata do të shkojnë në Rafah”. Por zoti Gallant nuk dha një afat kohor se kur do të nisë operacioni atje.

Një ofensivë e tillë mund t’i shtyjë refugjatët drejt Egjiptit, duke minuar marrëveshjen e paqes të Izraelit me këtë vend dhe duke zemëruar akoma më shumë Uashingtonin. Kjo ofensivë gjithashtu mund të dëmtojë bisedimet e ngadalta për paqe me Hamasin dhe të ndërlikojë përpjekjet për lirimin e shumë izraelitëve të marrë peng nga grupi militant, pas sulmit terrorist më 7 tetor.

Perspektiva e një lufte tokësore në Rafah ka rritur frikën për të ardhmen e popullsisë civile që është zhvendosur aty.

Ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib, vendi i së cilës aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së, paralajmëroi për “një rrezik real të përhapjes së konfliktit”.

“Ne po bëjmë thirrje për përmbajtje. Dhuna nuk është kurrë një përgjigje. Dëgjuam këtë mëngjes dhe dje në mbrëmje, për kundërpërgjigje, me sulme ajrore nga Shtetet e Bashkuara ndaj objektive iraniane në Irak dhe Siri. Kjo përbën një shqetësim të madh. Ne po kërkojmë përmbajtje, dialog dhe zgjedhje diplomatike është e vetmja mënyrë se si ne mund të qetësojmë situatën në Lindjen e Mesme”, deklaroi ajo.

Duke iu referuar sulmeve të fundit amerikane në rajon, Ministri i Jashtëm i Polonisë, një aleat i vendosur Uashingtonit, tha se përgjigjja amerikane ishte më se e justifikuar.

“Ajo që mund t’ju them është se grupet që mbështeten nga Irani kanë luajtur me zjarrin për muaj dhe vite të tëra dhe tashmë ky zjarr po djeg vetë ata”, deklaroi zoti Radek Sikorski.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times February 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

40 pjesëtarë të Policisë jepin dorëheqje, shkak kushtet e padinjitetshme

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Dëmtim i binarit hekurudhor, nuk ka tren nga Peja në Prishtinë
Marrëveshja e re që pritet ta lehtësojë krizën globale të ushqimit
Makinat nen monitorimin e kamerave te policise , nis shqiptimi i gjobave në Prishtinë
Një fëmijë mbijetoi dy ditë nën një pllakë 2 ton pa lëndime serioze!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?