By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LV: 24 vjet nga masakra dhe dëbimi i shqiptarëve nga Mitrovica
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LV: 24 vjet nga masakra dhe dëbimi i shqiptarëve nga Mitrovica
Lajme

LV: 24 vjet nga masakra dhe dëbimi i shqiptarëve nga Mitrovica

Kosova Times
Last updated: 2024/02/03 at 3:32 PM
Kosova Times Published February 3, 2024
Share
SHARE

Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës dhe dëbimin e shqiptarëve nga Mitrovica.

“24 vite më parë, 8 muaj pas përfundimit të luftës, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, formacioni kriminal serb “Rojat e Urës” filloi aksionin për spastrimin etnik të veriut të Mitrovicës nga shqiptarët. Ngjarjet ndodhën para syve të pjesëtarëve francezë të KFOR-it. 10 shqiptarë u vranë. Më i riu 13 vjeç. Më e moshuara 65 vjeç. Mbi 100 të tjerë u torturuan e plagosën. 11,364 shqiptarë të pambrojtur u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Mijëra shqiptarë ende nuk janë kthyer në shtëpitë dhe trojet e tyre”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Sipas VV-së, kjo masakër, ky dëbim i shqiptarëve civilë e të paarmatosur, nga shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës përmbysi demografinë aty në favor të asaj që kërkonte Serbia.

“Ndarja e qytetit të Mitrovicës do të bëhej e mundur pas kësaj masakre dhe dëbimi duke krijuar artificialisht një gjoja shumicë serbe në pjesën veriore. Kjo u arrit përmes këtij krimi makabër në sy të forcave të KFOR-it dhe u fashit përmes ish drejtuesve politikë të atyre viteve.  Frazat e thënë ato ditë se së shpejti do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se Mitrovica nuk do të ndahen mbeten vetëm video. Realiteti e dërgoi diku tjetër. Plani i Ahtisaarit e formalizoi këtë ndarje që në thelb e ka një masakër dhe dëbimin masiv të shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Për qytetarët shqiptarë që përjetuan dhe i mbijetuan masakrës duke humbur më të dashurit e tyre , VV pret ende vendosjen e drejtësisë nga Prokuroria dhe Gjykatat në Kosovë.

“Në vitin 2013, 13 vite pas masakrës së 3-4 shkurtit, mazhoranca e asaj kohe bashkë me disa nga partitë opozitare hartuan e miratuan ligjin për amnistinë e kriminelëve në veri të vendit tonë. Atë botë Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe deputetët kundërshtuan dhe rezistuan për të mos ta miratuar këtë akt të turpit. Për fat të keq ligji kaloi dhe amnistia ndodhi”, thuhet në komunikatën e VV-së.

“Sot, 24 vite pas masakrës së 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë, edhe pse gjendja në pjesën veriore ka ndryshuar me qeverisjen e re që ka vendosur ligjshmërinë, ka përndjekur e burgosur bandat dhe strukturat kriminale, ka shpallur terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, ka rindërtuar dhe mundësuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre, 3 dhe 4 shkurti ende kërkon adresimin, ende kërkon vendosjen e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Lëvizja VETËVENDOSJE! përkujton me nder dhe respekt të rënët e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 dhe vijon të jetë e përkushtuar që drejtësia për ta të gjejë dritë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

Kosova Times February 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Axhenda nderkombetare

Kosova Times Kosova Times April 7, 2025
Kosova në KiE, analistët: Varet edhe nga puna e institucioneve vendore
Aksidenti mes kamionëve në Komoran, vdes njëri nga shoferët
Zelensky: Ukraina nuk do ta falë Rusinë pas sulmeve të fundit
Ukrainasit sulmuan një magazinë armësh ruse me dronë, popullsia u urdhërua të evakuohej
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?