By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden fiton zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden fiton zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut
Rajon / Botë

Biden fiton zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 6:26 PM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden fitoi lehtësisht zgjedhjet paraprake demokrate në Karolinën e Jugut të shtunën në mbrëmje. Kjo konsiderohet gara e parë zyrtare brenda partisë për emërimin e kandidatit për president, e që demokratët shpresojnë t’u dërgojë një mesazh votuesve afrikano-amerikanë.

Zoti Biden mposhti demokratët e tjerë në Karolinën e Jugut, mes tyre ligjvënësin e Minesotës, Dean Phillips si dhe shkrimtaren Marianne Williamson. Me 74% të votave të numëruara, zoti Biden kishte 108,123 vota, ose 96.4% të tyre. Ai fitoi të 55 delegatët demokratë të këtij shteti.

Zyrtarët e fushatës së tij investuan shumë në rritjen e pjesëmarrjes në një shtet që shihet si një provë e përpjekjeve për të mobilizuar votuesit afrikano-amerikanë, një bllok kyç për një fitore të re të mundshme të zotit Biden ndaj ish-Presidentit Donald Trump, në nëntor.

“Në vitin 2020, ishin votuesit e Karolinës së Jugut ata që dëshmuan se ekspertët e kishin gabim, i dhanë frymë të re fushatës sonë dhe na vendosën në rrugën drejt fitores së presidencës”, tha zoti Biden në një deklaratë. “Tani në vitin 2024, banorët e Karolinës së Jugut folën përsëri dhe nuk kam asnjë dyshim se ju na keni vendosur në rrugën për të fituar përsëri presidencën – dhe për ta bërë Donald Trump-in një humbës – përsëri”.

Presidenti Biden qëndronte pas një përpjekjeje të Komitetit Kombëtar Demokrat që zgjedhjet paraprake të kësaj force politike të nisnin nga Karolina e Jugut, për shkak të popullatës së larmishme të shtetit në krahasim me Ajovan dhe Nju Hampshërin, të cilat kanë kryesisht një popullatë të bardhë.

Presidenti Biden ushtroi trysni për një kalendar të rinovuar të zgjedhjeve paraprake, sipas të cilit gara e dytë zyrtare do të mbahet në Nevada të martën, më pas do të vazhdohehet më Miçiganin, një shtet i madh dhe i larmishëm, në 27 shkurt, përpara asaj që njihet si Super e Marta, më 5 mars, ku mbahen votime në disa shtete.

Demokratët lokalë të Nju Hampshërit, i refuzuan planet e Komitetit Kombëtar Demokrat duke i mbajtur zgjedhjet muajin e kaluar. Zoti Biden nuk bëri fushatë dhe emri i tij nuk ishte në fletëvotim, por megjithatë fitoi me një diferencë të konsiderueshme, pasi mbështetësit e tij bënë një fushatë, duke shkruar vetë emrin e zoti Biden.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Isuf Kadriu

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Haradinaj: Kurti po tenton “ta fshehë marrën”, Asociacioni të trajtohet seriozisht nga Kushtetuesja
Rruga Deçan-Plavë, projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e turizmin
Hill: Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it, por zgjidhja duhet të jetë politike, jo ushtarake
Rusia feston fitoren në Bakhmut, Kievi pretendon se luftimet vazhdojnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?