By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët
September 19, 2025
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu: Izraeli do të luftojë me militantët e Hamasit edhe në Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu: Izraeli do të luftojë me militantët e Hamasit edhe në Rafah
Rajon / Botë

Netanyahu: Izraeli do të luftojë me militantët e Hamasit edhe në Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 6:33 PM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rikonfirmoi të dielën se ushtria do të nis një operacion edhe në qytetin kufitar Rafah, për të luftuar me militantët e Hamasit. Komentet e tij vijnë ndërsa janë rritur shqetësimet se futja e forcave tokësore në këtë qytet do të shkaktonte një situatë edhe më dëshpëruese për palestinezët që kanë gjetur strehim aty, duke iu larguar zonave ku po kryhen luftime.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të dielën se Izraeli ka shkatërruar shumicën e forcave tokësore të Hamasit, por ai theksoi se ushtria do të “merret” edhe me ato që kanë mbetur në Gazën jugore, përfshirë qytetin në kufi me Egjiptin, Rafahun, ku shumë palestinezë kanë gjetur strehim.

Në Tel Aviv, zoti Netanyahu tha në një mbledhje të kabinetit të tij se ushtria ka shkatërruar 17 nga 24 batalionet e Hamasit.

Ai tha se forcat e ushtrisë po punonin gjithashtu për të shkatërruar tunelet nëntokësore, një operacion që sipas tij do të kërkonte më shumë kohë. Sa i përket pengjeve, kryeministri izraelit tha se po punonet për lirimin e tyre dhe se ai nuk do të pranonte çdo marrëveshje.

“Përpjekjet për lirimin e pengjeve vazhdojnë. Siç e theksova edhe në mbledhjen e kabinetit, ne nuk do të pajtohemi me çdo marrëveshje dhe jo me çdo lloj kushti. Shumë gjëra që thuhen në media sikur ne jemi pajtuar me to, si për shembull lirimin e terroristëve, nuk janë të vërteta”, tha ai.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se futja e forcave tokësore izraelite në qytetin Rafah do të ishte tepër dëshpëruese për mijëra njerëz janë zhvendosur aty nga qyteti Khan Younis dhe pjesë të tjera të Gazës jugore, ndërsa lufta Izrael-Hamas po vazhdon. Një sulm izraelit me dron goditi një makinë civile të dielën, tha një dëshmitar okular për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Po ashtu këtë të dielë kamionët që transportonin ndihma humanitare hynë në Rripin e Gazës përmes pikë-kalimit kufitar në qytetin Rafah.

Dorëzimi i ndihmave shumë të nevojshme për 2.3 milionë banorët e Gazës është ndërlikuar pas vendimit të disa vendeve për të ndërprerë fondet për agjencinë e ndihmave UNWRA.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore njoftuan se kishin pezulluar kontributet për agjencinë, pasi Izraeli zbuloi se 12 nga punonjësit e agjencisë morën pjesë në sulmet terroriste të 7 tetorit në Izrael.

Po ashtu shumë ekspertë thonë se nëse lufta e Izraelit kundër Hamasit do të zhvendoset në qytetin Rafah, një ofensivë e tillë mund t’i shtyjë refugjatët në Egjipt, duke rritur edhe më tej tensionet.

Lufta në Gazë ka rrafshuar pjesë të mëdha të territorit të vogël, ka zhvendosur 85% të popullsisë ndërsa një e katërta e saj po vuan nga uria.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit kaluan në Izrael, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Sulmi i Hamasit shkaktoi një fushatë tokësore dhe ajrore izraelite që ka vrarë më shumë se 27,000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, që drejtohen po nga Hamasi.

Izraeli thotë se është i vendosur të shkatërrojë Hamasin dhe ta parandalojë kthimin e tij në pushtet në Gazë, një territor që grupi e sunduar që nga viti 2007.

You Might Also Like

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s

Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë

Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”

Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rrusta për deklaratën e Sveçlës: Skandal i përmasave të papranueshme

Kosova Times Kosova Times July 15, 2023
Akademia e Shkencave e Shqipërisë kremton sot 52-vjetorin
Autoritetet ruse planifikojnë të dërgojnë adoleshentë nga mosha 16 vjeç në industri të rënda dhe të rrezikshme
Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin
Muhamet Ramadani fiton medalje e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?