By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vettingu riaktualizohet pak para zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vettingu riaktualizohet pak para zgjedhjeve
Rajon / Botë

Vettingu riaktualizohet pak para zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 5:10 PM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Integriteti i zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut përmendet vetëm para zgjedhjeve, vlerëson Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në këtë vend, prandaj, sipas tij, mosveprimi i institucioneve bën që zyrtarët e korruptuar të mos përballen me drejtësinë.

Reagimi i këtij Komisioni ka ardhur pas aktualizimit të debatit për një ligj për vettingun për zyrtarët aktualë, dhe ish-zyrtarët shtetërorë.

Procesi i vetttingut nënkupton rivlerësim të zyrtarëve të lartë shtetërorë, rritjen e tyre profesionale, luftim të korrupsionit dhe ndaljen e ndikimit të politikës apo elementëve tjerë në drejtësi.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, i ka bërë thirrje partisë opozitare, VMRO DPMNE që të mbështesë propozimin për vettingun, pas akuzave të kësaj partisë se funksionarët e BDI-së janë të zhytur në korrupsion.

Propozimi për vettingun është iniciuar nga BDI-ja, më 31 janar të vitit 2020, por dokumenti vazhdon të mbetet në sirtarët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Projektligji për vettingun është miratuar vetëm në lexim të parë, pasi 16 ditë më vonë është shpërbërë Kuvendi, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të prillit.

Projektligji parasheh që një agjenci e veçantë të verifikojë integritetin e të gjithë personave që janë nëpër pozita publie.

Zyrtarë të partisë shqiptare, BDI, vlerësojnë se përmes vetttingut, synohet që të gjithë personave të përfshirë në vepra korruptive, t’iu pamudësohen pozitat publike nëpër institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Arbër Ademi, kryetar i grupit parlamentar të BDI-së, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se projektligjin për vettingun e ka në sirtarë dhe atë mund ta vendosë në rend dite, nëse ka vullnet të partive politike për ta çuar procesin përpara.

“Dy minuta më duhen që ta bëjë pjesë të procedurës”, ka thënë Ademi.

Edhe LSDM-ja është shprehur pro vettingut për funksionarët.

Ish-kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pati theksuar vitin e kaluar se janë duke u shqyrtuar mundësitë që të finalizohet procesi i vettingut me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Tashmë kam diskutuar me kryetarin e Komisionit Evropian se Qeveria dëshiron të bëjë vettingun në nivel ekspertësh për të gjithë zyrtarët, tashmë të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe për të gjithë ata që do të zgjidhen apo emërohen në poste”, pati deklaruar Kovaçevski në shkurt të vitit të kaluar.

Por, nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, vlerësojnë se lufta kundër korrupsonit, që e deklarojnë partitë politike, dematohet prej kritikave të ashpra të faktorit ndërkombëtar.

“Askush nuk doli me një ide të qartë se si duhet të zhvillohet vettingu. Nëse funksionon sistemi, atëherë nuk ka nevojë për ligj të veçantë për vettingun e funksionarëve, pasi verifikimi i zyrtarëve të lartë të shtetit, mund të bëhet në çdo moment, nëse ka vullnet politik për këtë”, ka theksuar Bilana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, mandati i së cilës përfundon javën e ardhshme.

Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit apostrofojnë rastin me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, i cili është në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes në korrupsion, për shpërdorim fondesh dhe ndërhyrje në gjyqësor, megjithëse ai vazhdon të mbajë postin e kryetarit.

Bashkim Selmani, ligjërues i të Drejtës Penale, dhe ish-gjykatës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zhytja e institucioneve në borxhe të pashpjegueshme, tregon për nivelin e lartë të korrupsionit në vend, dhe mungesën e përgjegjësisë së drejtuesve institucionalë, sa u përket mjeteve dhe arkës së shtetit.

Sipas tij, vettingu është i mundur vetëm nëse atë e bëjnë ekspertë ndërkombëtarë të drejtësisë.

“Ne do t’i besonim një vettingu, vetëm në rast se ai do të zbatohej nga faktori i jashtëm. Vettingu nga brenda është vetëm një kamuflim i gjendjes faktike, dhe krijimi i opinionit nga ana e funksionarëve aktualë, se ‘ja ne jemi të pastër dhe mund të veprojmë më tej’”, ka thënë Selmani.

Prej vendeve të rajonit, Shqipëria është e vetmja që i ka hyrë procesit të vettingut, dhe atë brenda radhëve të sistemit gjyqësor.

Shqipëria e ka nisur këtë proces në vitin 2016, kur edhe ka nisur të shpërfaqet korrupsion i thellë në mesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mbi 60 për qind e gjyqtarëve janë zëvendësuar dhe një pjesë e madhe patën dhënë dorëheqje, ende pa nisur procesi i verifikimit.

Duke marrë këtë si shkas, nënkryetari i Komisionit kundër Korrupsionit, Nuri Bajrami, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nëse zyrtarët e Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtroheshin vettingut, institucionet do të mbeteshin pa zyrtarë.

Në raportin e kësaj jave të organizatës ndërkombëtare, Transparency International, sa i përket Indeksit për Perceptim të Korrupsionit, për vitin 2023, Maqedonia e Veriut është renditur në listën e vendeve ku drejtësia e dobët mundëson lulëzim të korrupsionit.

Ky vend ka shënuar përparim të lehtë, me 42 pikë – dy më shumë se vitin e kaluar – por që, sipas raportit, progresi ka shënuar kthim mbrapa, pas ndryshimeve që janë bërë në Kodin Penal.

Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.

“Vendimi për t’i zvogëluar dënimet për abuzim të detyrave zyrtare për përfitime personale dhe afatet e shkurtuara për fillimin e procedurave ligjore për rastet e dyshuara për korrupsion, janë në të mirë të personave të korruptuar, pasi rreth 200 raste do të vjetërohen, përfshirë ato kundër ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Emërimet e motivuara mbi baza politike, dhe shkarkimet e zyrtarëve të gjykatave, rrisin shqetësimet për aftësinë e gjyqësorit që të luftojë korrupsionin në mënyrë efektive”, është thënë në raport.

Ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar në shtator të vitit të kaluar.

Këto ndryshime, Qeveria i ka arsyetuar me nevojën e harmonizimit të Kodit Penal me praktikat evropiane, por edhe heqje dorë nga pikat e legjislacionit, që sipas Qeverisë, ende bazoheshin në praktikat e sistemit të kaluar të ish-Jugosllavisë.

Për njohësit e çështjeve juridike në Shkup, ndryshimet kanë qenë skandaloze dhe “në funksion të mbrojtjes së krimit”.

You Might Also Like

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet

Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump

WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky dënon sulmin “barbar” rus ndaj muzeut ukrainas

Kosova Times Kosova Times April 25, 2023
Kampi me kasolle i nënës së re në malin e lartë aziatik
Imazhet satelitore: Kjo është një bazë kryesore ruse para dhe pas grusht shtetit në Ukrainë
Memli Krasniqi në vizitë zyrtare në Paris dhe Bruksel
Osmani e Spiropali diskutuan për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?