By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
January 10, 2026
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Mbyllja e komunave ilegale do të ketë efekte negative
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Mbyllja e komunave ilegale do të ketë efekte negative
Lajme

Analistët: Mbyllja e komunave ilegale do të ketë efekte negative

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 3:41 PM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Po vazhdojnë reagimet e ndërkombëtarëve në lidhje me përdorimin e dinarit serb dhe mbylljen e 4 komunave ilegale serbe në Kosovë.

Analistë politikë thonë se reagimet e BE-së dhe ShBA-së, veçmas në lidhje me mbylljen e komunave ilegale janë jo korrekte. Sipas tyre, mbyllja e strukturave ilegale parashihet edhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas reagimeve për çështjen e dinarit serb, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kritikuan ashpër këtë fundjavë institucionet kosovare edhe për mbylljen e 4 komunave ilegale serbe në Kosovë. Në reagime, mes tjerash thuhet se mbyllja e këtyre institucioneve do të ketë efekte negative dhe se statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes dialogut në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke komentuar reagimet e BE-së e ShBA-së për mbylljen e komunave ilegale, analisti politik, Melazim Koci, thotë se këto janë jo të drejta.

“Për komunat paralele, ishte reagim i drejtë i Qeverisë së Kosovës. Është koha e fundit që ato të mbyllen. Nuk mund të ketë edhe Asociacion të komunave me shumicë serbe, monedhë paralele të një shteti të huaj dhe komuna paralele. Kjo është plotësisht e papranueshme, prandaj mendoj se reagimet ndërkombëtare, përveç kërkesës për shterjen e zbatimit të rregullores së BQK-së, kërkesat e tjera janë të pa pranueshme dhe jo korrekte”, tha ai.

Ndërkohë, profesori universitar, Dritëro Arifi, thotë se institucionet ilegale komunale serbe do të duhej të ishin mbyllur rreth një dekada më parë, si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit. E, për mbylljen e tanishme Arifi thotë se nuk do të duhej të habiteshin partnerët perëndimorë.

“Për sa i përket veprimit të organeve të Kosovës rreth mbylljes së komunave ilegale serbe është gjë që perëndimi është dashur që ta presë, në momentin që Kosova është zotuar se do ta zbatojë marrëveshjen franko-gjermane. Pra, këtë po e shoh në njëfarë mënyre në kuadër të asaj marrëveshjeje dhe se institucionet ilegale janë të panevojshme nëse ka zbatim të marrëveshjes”, tha ai.

Përveç BE-së dhe ShBA-së, për mbylljen e institucioneve ilegale të Serbisë në Kosovë, ka reaguar edhe Misioni OSBE-së, që e ka parë si problematike mbylljen e institucioneve që ky mision i cilëson si “qendra që kanë ofruar shërbime sociale për komunitetin serb”.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Presidentja Osmani kujton Smajl Hajdarajn në 23-vjetorin e vrasjes
Izraeli i sulmon Gazën, Sirinë e Bregun Perëndimor, rritet rreziku i ndezjes së luftës në fronte tjera
Aeroflot do t’u ofrojë pasagjerëve sherbime sikurse ne kohen e BRSS
12 vjeçari nga Skenderaj e gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?