By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gënjeshtrat e ambasadorit rus në Serbi
August 5, 2025
Ja si shkojnë fëmijët në shkollë në Kinë: Një shkallë e rrezikshme që të çon drejt “reve”
August 5, 2025
Dua Lipa vizitoi Reporting House, i përgëzon për punën në Muze
August 5, 2025
Pas Burgasit, edhe Aeroporti i Varnës mirëpriti pasagjerin e një miliontë për vitin 2025
August 5, 2025
Mbi 8,000 vullnetarë nga 72 vende po luftojnë për ushtrinë ukrainase kundër Rusisë
August 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken në Lindjen e Mesme për një armëpushim të ri në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken në Lindjen e Mesme për një armëpushim të ri në Gazë
Rajon / Botë

Blinken në Lindjen e Mesme për një armëpushim të ri në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 4:13 PM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur për në Lindjen e Mesme më 5 shkurt në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re të armëpushimit në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në turneun e tij të pestë në rajon që kur Hamasi kreu sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën, Blinken pritet të vizitojë Arabinë Saudite, Izraelin, Egjiptin dhe Katarin.

Para këtij udhëtimi, kryediplomati amerikan theksoi nevojë “për adresimin urgjent të kërkesave humanitare në Gazë”, pasi grupet e ndihmës vazhdimisht kanë ngritur alarmin për ndikimin shkatërrues të luftës pothuajse katërmujore në territorin e rrethuar.

“Situata është e papërshkrueshme”, tha Said Hamouda, palestinez që ka ikur nga shtëpia e tij dhe është zhvendosur në Rafah, qytet në kufi me Egjiptin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në Rafah tani gjenden mbi gjysma e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh, për shkak të sulmit të Izraelit.

Gjatë fundjavës, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në jug të Gazës, duke paralajmëruar se forcat tokësore mund të përparojnë drejt qytetit Rafah, si pjesë e fushatës së tyre për të zhdukur Hamasin.

Teksa lufta po vazhdon, Blinken pritet të diskutojë për një armëpushim të propozuar gjatë një takimi në janar në Paris mes zyrtarëve të lartë të ShBA-së, Izraelit, Egjiptit dhe Katarit.

Përpjekja diplomatike është bërë edhe më e urgjente pasi në mbarë rajonin janë rritur sulmet nga grupet e mbështetura nga Irani në solidaritet me Hamasit, sulme që kanë nxitur ShBA-në të përgjigjet me kundërsulme.

Armëpushimi i propozuar parasheh një pauzë të luftimeve fillimisht për gjashtë javë që Hamasi të lirojë pengje në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Lufta u nxit nga sulmi i paprecedent i Hamasit në jug të Izraelit, kur u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 27.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri, që nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve të vrarë, ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Gënjeshtrat e ambasadorit rus në Serbi

Ja si shkojnë fëmijët në shkollë në Kinë: Një shkallë e rrezikshme që të çon drejt “reve”

Mbi 8,000 vullnetarë nga 72 vende po luftojnë për ushtrinë ukrainase kundër Rusisë

British Petroleum zbulon fushën e saj më të madhe të naftës dhe gazit këtë shekull

Përçarje në Izrael: Shefi i ushtrisë kundërshton zgjerimin e ofensivës në Gaza, kundërshtoi Netanyahun

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Ky mëngjes ndihmon në humbjen e peshës dhe uljen e presionit të gjakut

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
Rebelët që morën pushtetin në Siri njoftuan evakuimin e trupave ruse nga Damasku
Netanyahu njofton për formimin e “Qeverisë së luftës”
RT fillon punen ne Serbi, reagon raportuesi i KE
Masat ndëshkuese nga BE-ja, Murati: Opozita po mban të bllokuara 150 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?